Të gjithë kundër FSHF-së Dukës

531
dhe kundërshtuar nga disa klube, duke u shprehur se këto vendime vetëm sa përkeqësojnë gjendjen e kubit, por dhe të lojtarëve në veçanti, pasi gjobat dhe penalizimet (pezullimet e lojtareve dhe tifozëve në stadium) vetëm sa nxisin kundërshti ndaj atyre që marrin masa të pa analizuara me detaje, në këtë rast vendimi i marrë nga Komisioni i Disiplinës, ndaj Flamurtarit dhe Partizanit për sjellje të keqe të tifozerisë 100.000 lekë gjobë, bazuar në nenin 66 të KDS-së. Ky ndëshkim duket se nuk është pritur siç duhet nga ana e Vlonjatëve, pasi e kanë cilësuar si të padrejtë marrjen e këtij vendimi. Ky klub e ka akuzuar FSHF-në se po i përdor ata si tabelë qitjeje. Këtë akuzë e kanë shpërndarë në profilin e tyre zyrat e Flamurtarit në rrjetin social facebook, ku komentet e tifozëve kanë qenë mbështetës të këtij kundërshtimi, duke u bashkuar me kundërshtitë ndaj vendimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës. Vetë reagimi i klubit në rrjetin social të bën të kuptosh, se vetë ekipi i Flamurtarit shprehet qartë se, këto vendime mund të quhen të padrejta, pasi ndëshkimet vetëm në javët e fundit kanë qenë me dhjetëra nga ana e Komisioni të Disiplinës. Pak kohë më parë kapiteni Bruno Telushi dhe mesfushori Kushtrim Lushtaku janë pezulluar me 5 ndeshje, vendim ky pas zhvillimit të ndeshjes me Teutën. Gjendja e Flamurtarit nuk paraqitet aspak pozitive, pasi është duke u përballur me dëmtime të shumta të lojtarëve, probleme të shumta lidhur me menaxhimin e ekipit. Ndërkohë që një tjetër goditje e radhës i vjen nga Komisioni i Disiplinës, duke vështirësuar akoma më shumë gjendjen e këtij klubi, i cili po has vështirësi në ecurinë e tij. Por, Flamurtari nuk është i vetmi ekip që ka kundërshtuar vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës apo dhe nga vetë FSHF-ja. Më 26 tetor ishte Skënderbeu, klubi, i cili ju kundërvu FSHF-së me akuzat e shumta se, disa zyrtarë të Institucionit të Futbollit Shqiptar mendohej të ishin të lidhur me Partizanin. Akuzat e klubit të Skënderbeut erdhën pas një goli “offside” të shënuar nga ekipi i Partizanit, i cili nuk u anulua, madje as nuk u komentua si i tillë. Përballë akuzave të Skënderbeut vetë FSHF-ja nuk dha asnjë reagim të sajin, duke lënë situatën të vazhdonte në normalitet sikur asgjë të mos kishte ndodhur edhe pse akuzat ishin të drejtpërdrejta për lidhje të disa zyrtarëve të FSHF-së me disa ekipe, në rastin konkret akuzat u ngritën për lidhje të zyrtarëve të FSHF-së me Partizanin me qëllimin e vetëm, atë të rrëzimit nga froni të kampionit Skënderbe. Ekipi i Skënderbeut në reagimin e plotë të akuzave nga FSHF-së ka thënë se, po veprohet me 2 standarde në kurriz të ekipit të Skënderbeut dhe në përgjithësi të shumicës së ekipeve që nuk kanë mbështetjen e vetë FSHF-së ashtu siç e kanë disa ekipe të tjera, të cilat po i prishin imazhin futbollit shqiptar me vetëdije të plotë, duke mos u penalizuar nga askush, madje as nga FSHF-ja, e cila duhet të marrë në konsideratë të gjitha dyshimet e ngritura nga klubet për t’i analizuar më tej dhe për të marrë masa në rast se rezultojnë të jenë të vërteta.
Sigal