Të fuqishmit e planetit dhe Botërori!

58

Kancelaria Merkel do të jetë në “Marakana”, për të ndjekur finalen e Gjermani-Argjentinë

 Sytë e gjithë e Botës janë fokusuar drejt Brazilit, atje ku nga 12 qershori po zhvillohet Kampionati i 20-të Botëror i Futbollit. Qindra mijëra tifozë e kanë ndjekur atë në tribunat e 12 stadiumeve, por më shumë se një miliard e kanë shijuar atë përmes transmetimeve televizive. Por, nuk mund të mungonin kurrsesi as njerëzit më të fuqishëm të planetit, duke qenë të pranishëm në stadiume apo përmes ekraneve televizive. Shembulli më tipik është

Kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila do të jetë e pranishëm në stadium në finalen e madhe të 13 korrikut të atë midis Gjermanisë dhe Argjentinës. Gruaja më e fuqishme e Botës   njihet si një tifoze e madhe e Kombëtares së vendit të saj. Ajo ndoqi më parë ndeshjen Gjermani-Portugali, të përfunduar me rezultatin e thellë 4-0. Në Ceremoninë e Hapjes së Botërorit morën pjesë shumë personalitete, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban-kin Mun, Presidenten e Brazilit, Dilma Rousef dhe një duzinë shtetarësh të lartë nga e gjitha Bota. Mbreti i Holandës, Vilem-Aleksandër Klaus, së bashku me bashkëshorten e tij, Maksima Zorreguieta Cerruti, u bënë një vizitë lojtarëve pas fitores 3-2 të Holandës ndaj Australisë. Fakti më interesant për çiftin mbretëror holandez ka të bëjë me faktin se, mbretëresha është argjentinase, dhe mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen Argjentinë-Holandë ajo e ka qenë me të dyja ekipet. Nëse Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka ndjekur ndeshjet përmes televizionit, edhe në super avionin presidencial “Air Force One”, zëvendësi i tij, Xhoe Bajden e ka ndjekur në aksion ekipin e Jurgen Klinsmanit. Në Francë, Presidenti Fransua Holond krijoi një “tribunë” gjigante brenda “Shans Elizesë”.

Kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, viziton futbollistët pas ndeshjes Gjermani-Portugali, të përfunduar me rezultatin e thellë 4-0.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban-Ki Mun; Presidentja e Brazilit, Dilma Rousef, Presidenti i FIFA-s, Sep Blater dhe disa kryetare shtetesh nga Amerika Latine dhe Afrikë gjatë Ceremonisë së Hapjes së Botërorit.

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousef, duke i dhuruar një fanellë të Brazilit, Papa Françeskut.

Presidenti i Francës, Fransua Holond dhe anëtarët e kabinetit të të tij duke ndjekur ndeshjet e “gjelave” në stadiumin e improvizuar në pallatin presidencial.

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, viziton skuadrën pas fitores së SHBA-ve me Ganën.

Mbreti i Holandës, Vilem-Aleksandër Klaus, së bashku me bashkëshorten e tij, Maksima Zorreguieta Cerruti, u bënë një vizitë lojtarëve pas fitores 3-2 të Holandës ndaj Australisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka ndjekur ndeshjet përmes televizionit, edhe në super avionin presidencial “Air Force One”.

Princi Harri i Mbretërisë së Bashkuar, duke ndjekur ndeshjen Angli-Itali.

Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani duke ndjekur në shtëpi një ndeshje të ekipi të tij.