Të çmendur për Mbappe: PSG i trefishon pagesën, Real ka gati 300 milionë euro

510
Sigal

Do të jetë beteja e rekordit. Mbetet apo largohet, pak rëndësi ka. Në cdo rast, Psg e Real Madrid janë gati të bëjnë çmenduri për Kylian Mbappe, të përzgjedhurin. Gjithçka në fakt varet nga francezi që duhet të zgjedhë nëse do të vazhdojë në Paris, ku janë gati ti trefishojnë kontratën, apo ti dorëzohet sirenave të Real, të cilit i tha jo dy vjet më parë.

Klubi i emirit të Katar ka bërë gati një kontratë të re për të bindur Mbappé. Sipas të përditshmes Le Parisien në fakt mungon vetëm firma mbi një propozim rinovimi që do ti trefishonte pagesën, duke e cuar në 30 milionë, pa përfshirë bonuset. Aq sa Neymar. Një sinjal i fortë nga PSG që kërkon ta bëjë francezin simbolin planetar të strategjisë së tij si sportive ashtu dhe komerciale. Mbappe mes të tjerave ka filluar të shesë më shumë fanella se braziliani që vuan edhe tentativën e arratisjes në verë tek Barcelona, që nuk u pa me sy të mirë nga tifozët. Për momentin, Mbappé merr kohë e ka shtyrë cdo vendim për të ardhmen.

Një lëvizje, në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të Real Madrid, që nuk ka hequr dorë nga idea për ta marrë në La Liga. Sipas Le Parisien, spanjollët janë gati të investojnë mes 300 e 400 milionë. Një ofertë e parezitueshme që do të thyente edhe rekordin e vendosur dy vjet më parë nga emiri për të marrë, për 222 milionë, Neymar.