Të afërm, familjarë, miq dhe sportistë kujtojnë ish-kampionin e peshëngritjes

568
Ditën e djeshme është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të Mirjan Hakanit. Mirjan Hakani ka mbajtur titullin ish-kampion peshëngritjeje. Në ceremoninë përkujtimore pjesëmarrës kanë qenë pjesëmarrës miq, shokë, të afërm dhe familjarë, të cilët kanë kujtuar sportistin dhe arritjet e tij si sportist në peshëngritje. Ish-kampioni në peshëngritje është ndarë nga jeta pak javë më parë pas një beteje të gjatë që ai pati me sëmundjen në zëmër, që kishte kohë që e vuante. Në ceremoninë përkujtimore është shfaqur një film dokumentar me pamje, foto, intervista dhe momentet e sukseseve më të mëdha të Mirjan Hakanit gjatë karrierës së tij si sportist e më pas drejtues i sportit. Në këtë ceremoni përkujtimore nuk kanë qenë të paktë në numër miqtë e ish-kampionit të peshëngritjes, të cilët e kanë kujtuar Mirjanin si kampion dhe si mik. Në fjalët e tyre ata sollën dhe njëherë në kujtesë arritjet e sportistit, i cili mbante titullin “Mjeshtër i Madh”. Në përfundim të ceremonisë përkujtimore, organizatorët kishin ekspozuar titujt, trofetë dhe medaljet e fituara nga Hakani gjatë karrierës së tij, të cilët rikthyen edhe njëherë në kujtesën e të gjithë pjesëmarrësve Mirjan Hakanin, ish-kampionin e peshëngritjes.
Sigal