Tarifat tregtare me SHBA, Mogherini: Fjala luftë nuk është në ADN-në e BE-së

537
Sigal

“Bashkimi Europian nuk është në luftë me askënd, ne nuk duam të jemi, kjo nuk diskutohet, nuk është as në fjalorin dhe as në ADN-në tonë”, deklaroi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini duke iu përgjigjur pyetjeve të një gazetari për një luftë të supozuar tregtare me SHBA-në për çështjen e tarifave të metaleve, pas një takimi me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi.

“Ne besojmë në shkëmbimin e lirë”, theksoi ajo. “BE duhet të mbrojë interesat e saj dhe për këtë do të ndjekim bisedimet intesive në OBT. Kjo nuk nënkupton që SHBA nuk do të jetë aleati ynë më i afërt. Punojmë bashkë edhe për shumë çështje të tjera dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, deklaroi Mogherini.

“Masat e BE ndaj vendimit amerikan do të jenë të logjikshme dhe të proporcionuara. OBT është në qendër të tregtisë botërore dhe kështu do të vazhdojë të jetë”, shtoi ajo.