Tare tek Interi, 300 mln euro në dispozicion të shqiptarit për merkaton

569
E ardhmja e Igli Tares mund të jetë tek Interi. Sipas mediave italiane pronarët kinez të klubit ziklatër kërkojnë ish kapitenin e kombëtares shqiptare për ti ofruar postin e drejtorit sportiv, gjithashtu përflitet se janë të gatshëm ti vendosin në dizpozicion 300 milion euro për merkaton.

Interi që pas epokës së Mourinhos nuk po njeh më sukses si në Itali po ashtu edhe në aspektin ndërkombëtar. Nga ajo periudhë janë ndryshuar shumë gjëra, që nga kalimi i klubit nga duart e Massimo Morattit tek indoneziani Thohir e më pas tek grupi i binzesmenëve kinez “Sunning”.

Rezultatet nuk kanë ardhur dhe për këtë arsye duket se pronarët e rinj po kërkojnë të prekin strukturën drejtuese duke filluar nga drejtori sportiv. Aftësitë e Piero Ausilios duket se nuk i kanë bindur drejteusit e gupit kinez “Suning” dhe për këtë arsye në skenë ka dalë emri i Igli Tares.

Duke iu referuar mediave italiane cilësitë në ndërtimin e një skuadre që Tare ka treguar tek Lazio vlerësohen shumë nga pronarët e Interit. Rasti më i fundit është ai i Milinkovic-Savic që u transferua tek bardhekaltërit për 5.7 milion euro dhe tashmë kërkohet nga disa klube në Europë.

Gjithnjë sipas mediave italiane klubi ziklatër është gati ti vendosë në dispozicion ish kapitenit të kombëtares shqiptare një shifër vërtetë të lartë, 300 milion euro për të merkato.

Pra nëse vërtetë realizohet atëherë vërtetohet besimi absolut në aftësitë e 43 vjeçarit vlonjat. Dhe besimi se Tare mund ta rinjgjisë Interin në majat e futbollit italian.
Sigal