Tare: Ëndrrën time nuk e kam fshehur kurrë, dua të bëhem trajner i Shqipërisë

483
“Një njeri pa ëndrra është i vdekur.”-kështu shprehet drejtori sportiv i Lazio-s kur pyetet se cila është ëndrra e tij.
Tare, në një intervistë për “Gazzeta dello Sport”, ndër të tjera ka zbuluar se çfarë dëshiron më shumë në të ardhmen. Në planet e tij padiskutim që është drejtimi si trajner i kombëtares shqiptare.
“Që kur isha lojtar kisha një dyshim, drejtues apo trajner. Rruga u bë menjëherë e qartë, por një njeri pa ëndrra është i vdekur, dhe unë ëndrrën time nuk e kam fshehur kurrë. Nëse një ditë bëhem trajner, do të drejtoj Shqipërinë, jo një klub”, është shprehur Igli Tare.
Sigal