Sigal

Raphael “talismani” Varane: mund ta quash fare mirë kështu. E gjithë Franca kapet fort pas tij për finalen e Botërorit Rusi 2018 kundër Kroacisë. Kështu, sepse mbrojtësi është padiskutim njeriu i finaleve: në karrierë ka diskutuar 10 e ka fituar po aq. Të gjitha me fanellën e Real Madrid, sepse në finalen e dy viteve më parë, kur Franca humbi Euru 2016 kundër Portugalisë mbrojtësi nuk luajti për shkak dëmtimi…nëse nuk është kjo shenjë e fatit….!

Vetëm 25 vjec Varane është një kolonë difensive jo vetëm në klubin e tij, një nga mbrojtësit më të fortë në botë, por edhe për Kombëtaren. Botërori rus e konfirmoi, por Varane është një nga ato që nuk impresionohen kur ndeshjet nuk kanë një të nesërme, finale që mund të vendosen nga episodet. Kërkohet maturi, personalitet dhe vendosmëri, kualitete që lojtari nga Lille duhet ti ketë përderisa ka një curriculum me 10 finale të fituara në 10 të luajtura. Me të në fushë, nëse është një Kupë për tu fituar, duket se skuadra është e destinuar ta fitojë. Deri tani e ka bërë me fanellën e bardhë të Real e të dielën ëndërron ta bëjë, për herë të parë, me atë blu të Kombëtares së tij.

“Tradita e Varane” ka filluar në 2014 në finalen e Kupën e Mbretit kundër Barcelonës. Pak minuta në fushë, por aq mjaftuan: trofeu ishte i tij. E nga aty nuk ka ndaluar më duke ngritur lart Champions e duke triumfuar në Botërorin për klube. Në 2016 ishte radha e Superkupës Europiane dhe një tjetër Botërori për klube përpara serisë së 4 trofeve në 2017 plùs Champions e fundit në Kiev. E gjithë Franca kapet pas këtyre statistikave, mbi të gjitha duke kujtuar faktin se në 2016 kur Blutë luajtën finalen e Europianit në shtëpi, Varane nuk ishte në fushë për shkak dëmtimi. E Kupën e ngriti CR7. Por në Moskë Varane do të jetë gati të cojë përpara traditën e tij personale mes lutjeve të kroatëve e skaramancisë së francezëve.