Talentja ruse ironizon Neymar-in: Bie në tokë më shpesh se unë në akull!

457
Sigal

Ylli i Paris Saint Germain, Neymar është kthyer në një figurë mjaft të sulmuar në rrjetet sociale.

Kjo jo për paraqitjet pozitive në fushën e blertë, por për aktrimet që braziliani dhuron në fushë. Reagimi më i fundit ka ardhur nga talentja e patinazhit rus, Elizaveta Tuktamysheva, e cila përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” ka ironizuar me këto veprime të Neymar.

“Ndeshjen mes PSG-së dhe Liverpool e pashë. Më pëlqen ajo që skuadrat dhanë në fushë, por ajo që më bëri përshtypje ishte Neymar. Në karrierën time unë kam rënë në akull më pak se Neymar në fushë“-shkruan 21 vjeçarja në statusin e saj, i cili më pas u bë virale në rrjet.

Postimi i Tuktamysheva u pëlqye nga 1000 persona, ndërkohë që është parë nga 15 000 ndjekës.