Talenti turpëron portierin Navas dhe impresionon titullarët e Real Madrid!

603
Sigal

Takefusa Kubo ka impresionuar lojtarët e ekipit të parë të Real Madrid me aftësitë e tij.

Japonezi me shumë mundësi do të luajë tek ekipi i dytë këtë sezon për t’u ambientuar me futbollin spanjoll, por shumë shpejt, mbase brenda sezonit të ardhshëm, do t’i bashkohet skuadrës së Zinedine Zidane.

18-vjeçari nuk ka bërë pushime këtë verë dhe duket gati. Teksa të gjithë shokët e ekipit janë akoma me rërë në këmbët e tyre, ai është në gjendje optimale për të luajtur dhe këtë po e shfaq nga dita në ditë gjatë seancave stërvitore.

Në videon më poshtë keni disa momente ku shfaqet talenti i japonezit, madje në një aksion, ai turpëron portierin veteran Keylor Navas.

Idhulli i tij është Eden Hazard, dhe këtë e bën të qartë edhe në video, ku i thotë belgut se sheh videot e tij përpara ndeshjeve.