Talenti shqiptar debuton me Atletico Madrid

472
Sigal

Diego Simeone i dhuroi
disa minuta madhike djaloshit shqiptar ne në Kupën e Mbretit . Dhe Keidi Bare
tregoi se ka potencial të madh në lojën e tij dhe mund të luajë në shumë
pozicione të fushës, shkruan prestigjiozja spanjollle AS.

19-të vjeçari fierak u
aktivizua në 12 minutat e fundit me ekipin e parë të Atletikos. Ky debutim nuk
kaloi pa u vënë re dhe komentuar nga mediat spanjolle, të cilat bënë vlerësimin
e tyre për talentin kuqezi, raporton Albeu.

“Atletiko pati hapësira
edhe për futbollistët e rinj. Kedi, një shqiptar i talentuar që debuton me
ekipin e parë”, shkroi prestigjiozja “AS” në vlerësimin një për një të gjithë
lojtarëve bardh e kuq që zbritën dje në fushë.
“Keidi është shqiptari i parë që vesh fanellën e Atletiko Madrid dhe për më
tepër në një moshë shumë të re, vetëm 19 vjeç. Ai është një talent mjaft
premtues, i cili po ndjek gjurmët e Koke, Gabi dhe Saul”.

Keidi Bare është një
mesfushor i dizenjuar posaçërisht për Simeonen, sepse shkatërron dhe ndërton.
Ai mund të luajë në të gjitha pozicionet”, thuhet në analizën e “Mundo
Deportivo” për ndeshjen e mbrëmshme mes Atleticos dhe Las Palmasit.