Talenti shqiptar debuton me Atletico Madrid

Diego Simeone i dhuroi disa minuta madhike djaloshit shqiptar ne në Kupën e Mbretit . Dhe Keidi Bare tregoi se ka potencial të madh në lojën e tij dhe mund të luajë në shumë pozicione të fushës, shkruan prestigjiozja spanjollle AS.

19-të vjeçari fierak u aktivizua në 12 minutat e fundit me ekipin e parë të Atletikos. Ky debutim nuk kaloi pa u vënë re dhe komentuar nga mediat spanjolle, të cilat bënë vlerësimin e tyre për talentin kuqezi, raporton Albeu.

“Atletiko pati hapësira edhe për futbollistët e rinj. Kedi, një shqiptar i talentuar që debuton me ekipin e parë”, shkroi prestigjiozja “AS” në vlerësimin një për një të gjithë lojtarëve bardh e kuq që zbritën dje në fushë.
“Keidi është shqiptari i parë që vesh fanellën e Atletiko Madrid dhe për më tepër në një moshë shumë të re, vetëm 19 vjeç. Ai është një talent mjaft premtues, i cili po ndjek gjurmët e Koke, Gabi dhe Saul”.

Keidi Bare është një mesfushor i dizenjuar posaçërisht për Simeonen, sepse shkatërron dhe ndërton. Ai mund të luajë në të gjitha pozicionet”, thuhet në analizën e “Mundo Deportivo” për ndeshjen e mbrëmshme mes Atleticos dhe Las Palmasit.