Takimi me Raiolën, Juventusi ofron 25 milionë euro për mesfushorin e Milanit

476
Interesi i Juventusit dhe më saktësisht i Masimiliano Alegrit për Xhakomo Bonaventurën është i hershëm. Trajneri bardhezi duket se ka vënë mesfushorin e Milanit në krye të listës së përforcimeve për sezonin e ardhshëm. 29-vjeçari është një nga pikat më të forta të kuqezinjve, por një ofertë e majme mund të mos refuzohej në “Casa Milan”.
Për të testuar vullnetin e palëve do të mendojë Mino Raiola. Sipas mediave italiane, agjenti i numri 5 të Milanit ka pasur një takim në Montekarlo me Fabio Paratiçin, drejtori sportiv bardhezi, i cili ka shprehur gatishmërinë e “Zonjës” për të paguar në 25-30 milionë euro për Bonaventurën.
Kjo ofertë vështirë se do të refuzohej nga drejtuesit e Milanit, të cilët duhet të mendojnë edhe për arkat e klubit, sidomos nëse arrihet marrëveshja për financat me UEFA-n.
Sigal