Takim në FSHF për krijimin e Ligës Profesioniste, të pranishëm vetëm 7 klube. Mungojnë kampionët

596
Sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është mbajtur një takim mes përfaqësuesve të klubeve të Kategorisë Superiore për të diskutuar në lidhje me krijimin e Ligës Profesioniste.

Ndërmarrja e këtij hapi është diskutuar prej vitesh mes klubeve të futbollit në Shqipëri, por deri më tani nuk është hedhur asnjë hap konkret përveçse diskutimeve të përgjithshme.
Krijimi i Ligës pritet që të rritë nivelin e menaxhimit të garës sportive, çka do të sillte një produkt më cilësor për sportdashësit i cili rrjedhimisht do të prodhonte më shumë të ardhura edhe për klubet.

Në mbledhjen e sotme në FSHF janë paraqitur vetëm 7 klube të Superiores ndërsa munguan Kukësi, Flamurtari dhe Vllaznia. Dy të parët kishin njoftuar për mungesën e tyre, ndërsa mungesa e përfaqësuesit të klubit shkodran nuk pritej.
Sigal