Tabarez: Thyem një tabu, goli i ngjashëm me atë ndaj Italisë…

515
Sigal

Trajneri i Uruguait, Ocar Tabarez është shfaqur i kënaqur për faktin se skuadra e tij theu tabunë e ndeshjes së parë në Kupën e Botës, duke shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt.

“E dimë që kemi edhe shumë për të bërë, por në këto ndeshje vlen mbi të gjitha fitorja. Kemi arritur që të thyejmë një tabu. Në një grup kaq të mbyllur e rëndësishme është që të bësh pikë për të vijuar më para. Jemi mbrojtur shumë mirë, dhe arritëm që të shënonim në pikën e tyre të fortë, që janë goditjet standarde.

Nëse do të shohim golin e Gimenez është shumë i ngjashëm me atë të Godin ndaj Italisë, 4 vite më parë. Jam i kënaqur me lojën e djeshme, që fituan një ndeshje aspak të thjeshtë. Ndoshta me Salah do të kishim një avantazh më të mirë në fushën e lojës, pasi shkuam shumë afër një barazimi 0-0”, u shpreh Tabarez.