Surprizon Bajerni i Mynihut, i ofron stolin trajnerit argjentinas

624
Ish-mesfushori i Bajernit, Ditmar Haman, i surprizoi të gjithë javën e shkuar me komentin e tij për “Sky”, kur pranoi: “Unë e di që Bajerni i Munihut ka kontaktuar me Mauricio Poçetinon dhe ai ishte një opsion. Dhe ndoshta vazhdon të jetë”. Tani “Sport Bild” zbulon se një gjë e tillë është e vërtetë.

Drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamixhiç, e ka propozuar emrin e trajnerit të Totenhemit gjatë bisedimeve që ka mbajtur me presidentin Uli Hënes dhe shefin e bordit të Bajernit, Karl-Hainc Rumenige. Pas konsultës me dyshen drejtuese, ai ka marrë OK-in dhe ka kontaktuar me Hamanin si ndërmjetës me menaxherin argjentinas.
Bajerni dëshiron që pasardhësi i Jup Hejnkesit (që ende nuk e ka zyrtarizuar vendimin e tij nëse do të qëndrojë apo jo përtej këtij sezoni në stol) të jetë gjermanishtfolës. Megjithatë, Salihamixhiç ka pasur gjithmonë një opinion të ndryshëm në lidhje me këtë kriter. Por pavarësisht kësaj, një transferim i Poçetinos në “Allianz Arena” duket i vështirë për momentin. Ai është lumtur në stolin e Spërsave, me të cilët ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe presidenti Daniel Levi nuk ka ndërmend që të privohet nga shërbimet e arkitektit të kësaj skuadre fantastike.
Sipas “Sport Bild”, ai do të ishte i gatshëm që të hiqte dorë nga trajneri 46-vjeçar për një ofertë milionere me dy shifra. Argjentinasi është edhe një objektiv i Realit të Madridit në rast se Zinedin Zidan do të largohet nga “Bernabeu” në verë. Por edhe PSG e shikon ish-futbollistin e saj (2001- 2003) si një kandidat ideal për të zëvendësuar Unai Emerinë.
ZE ROBERTO – Ish-mesfushori i Bajernit, Ze Roberto, është i sigurt se Jup Hejnkes nuk do të vazhdojë më të drejtojë skuadrën pas këtij sezoni dhe zbulon se çfarë kanë komunikuar në një bisedë private. “Më tha se nuk ka më dëshirë që të vazhdojë dhe dëshiron të kalojë më shumë kohë me gruan dhe familjen. Nëse nuk do të ishte Bajerni, ai nuk do të ishte rikthyer fare”. Por një vendim zyrtar Don Jup nuk e ka komunikuar ende dhe Hënes dhe Rumenige do vazhdojnë të ëndërrojnë edhe për pak javë.
Sigal