Surprizë nga Italia, Zindein Zidan mund të marrë drejtimin e Romës

586
Sigal

Qëndrimi i Eusebio Di Françesko po vihet në dyshim të skuadra e Romës pas rezultateve zhgënjyese në këto javë të para të Seria A. Ndërkohë që sipas asaj që bën me dije “Calciomercato” vendin e tij mund ta zënë disa emra të mëdhenj trajnerësh të cilët tani janë të lirë.

Dhe një nga emrat më favoritë për të marrë drejtimin e skuadrës kryeqytetase është ish-tekniku i Realit të Madridit, Zindein Zidan. Megjithatë Zidan nuk është i vetmi emër që përmendet por si kandidatë potencial konsiderohen edhe Antonio Konte e Arsen Venger.