Suprizon Laçi, mposht me përmbysje Vllazninë 1-2

530
Sigal

Laçi bën surprizën e madhe në javën e 7-të
të Superiores, mposht 1-2 me përmbysje Vllazninë, për të cilën rikthimi në
“Reshit Rusi” për shkak të ndërhyrjes në terrenin e “Loro Boricit” ndikoi
negativisht. Një goditje e rëndë kjo për formacionin kuqeblu, që dështoi
pikërisht në momentin kur fitorja i nevojitej për t’u shkeputur me skuadrat e
fundtabelës.

Para se topi
të shkelmohej për herë të parë në “Reshit Rusi” u mbajt një minutë heshtje për
Esat Rakiqin,  ish-futbollistin dhe trajnerin e portierëve të Vllaznisë, i
cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Loja u përqëndrua përgjithësisht në mesin
e fushës, derisa në minutën e 14-të kuqeblutë zhbllokuan rezultatin. Cinari nga
e djathta kroson në qendër për Shtubinën, i cili i pozicionuar në vendin e
duhur realizon me kokë.

Laçi ktheu
ekilibrat pas vetëm 10 minutash, por në këtë rast pati bashkëpunimin e
portierit Agovic. Faton Toski nuhat pozicionimin e gabuar të malazezit në
momentin e ekzkutimit të një goditje të lirë, duke e dërguar toin në rrjetë nga
një distancë e largët.

Për kurbinasit
ky ishte goli i parë që nga filimi i sezonit. Shkodranët e kanë të
vështirë t’u besojnë syve, loja duhet të rinisë edhe një herë nga
qendra. Ndeshja ndërpritet për disa minuta për t’i ardhur në ndihmë
Bardullës, që deytrohet të brakisë fushën i dëmtuar nga Akuino, për të cilin
gjyqtari Kola nuk e kursen kartonin e verdhë, ndërsa Cungu detyrohet të hedhë
në fushë Weizter.

Vllaznia e
këkroi me ngulm golin pjesën e dytë, fillimisht tentoi me Krymin me një goditje
nga distanca n të 62-ën, po Selmani ndërhyri në kohë. Kuqeblutë morën një
goditje të rëndë në minutën e 71-të, sërish nga një goditje standarde. Bruno
Lulaj pasi kontrolloi bukur topin në zonë, nuk i dha asnjë mundësi reagimi
portierit Agovic. Vetën pak castë me pas, Celhaka tentoi mrekullinë me një
parabël, po topi përfundoi mbi tra.

Ndërhyn
menjëherë Cungu me Ylli Hoxhën që mori vendin e Weitzer, ndonëse vetë kroati
kishte zëvendësuar Bardullën. E pamundur për Vllaznisë për të gjetur të
paktën golin e barazimit në minutat e mbetura, ndërsa Laci festoi fitoren e
parë kampionat, sukses që e largon nga zona e ftohtë.