Suprizon Cristiano Ronaldo: Më pëlqen shumë ta shoh Messi-n kur luan

602
Futbollisti i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, habiti në një intervistë për FoxSports duke thënë se gëzohet shumë teksa sheh rivalin e tij kryesor Lionel Messi të luajë.

“Nuk jam mik i Messi-t, por jemi kolegë. Kemi ndarë shumë momente bashkë këto 10 vitet e fundit, dhe kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. Nuk është se dalim të hamë apo të pimë diçka bashkë, por e respektoj shumë. Është një koleg në profesion, jo një rival,” tha portugezi.

4-herë fituesi i Topit të Artë gjithashtu shtoi se rivaliteti mes të dyve është shtuar më shumë nga mediat që duan të shesin.

“Më pëlqen shumë ta shoh kur luan, siç më pëlqejnë të gjithë lojtarët e mëdhenj, dhe ai është një prej tyre. Si mos më pëlqejë dikush që nuk i bën keq askujt. Edhe atë kur e pyesin për mua, flet mirë gjithmonë, kështu që nuk kemi rivalitet,” tha Cristiano Ronaldo.

Ditën e shtunë, Cristiano Ronaldo ndeshet me Juventusin për finalen e Champions League.
Sigal