Supersfida e ‘Premier League’, ja pse nesër Manchester City nuk do fitojë kundër Liverpool

507
Nesër në orën 17:00 të gjithë admiruesit e kampionatit anglez ‘nuk do të jenë të disponueshëm’ pasi luhet një sfidë tepër interesante siç është ajo mes Liverpool-it të Jurgen Kloop dhe Mannchester City-t të Pep Guardiolës.
“Të Kuqtë” kanë humbur yllin e ekipit, Philippe Coutinho, i cili është transferuar te Barcelona për 160 milionë euro. Për më tepër, trajneri Klopp duhet të përballet edhe me problemet fizike të Mohamed Salah, golashënuesi më i mirë i skuadrës në kampionat. Egjiptiani mund të mos e nisë ndeshjen nga minuta e parë. Gjithsesi, edhe Pep Guardiola ka disa probleme për shkak të dëmtimeve, me Gabriel Jesus që do të mungojë për gjashtë ose tetë javët e ardhshme për shkak të një dëmtimi në gju.
Më poshtë janë të renditura disa statistika që çdokush që ka llogaritur të shohë takimin duhet t’i dijë.
Shifra dhe Fakte
– Liverpool kryeson në përballjet me City 75 fitore me 43 dhe kjo do të jetë sfida numër 160 mes këtyre dy formacioneve.
– “Qytetarët” kanë fituar vetëm 14 nga 79 ndeshjet e luajtura në fushën e Liverpool.
– Manchester City ka fituar 5-0 ndeshjen e luajtur në fazën e parë kundër ekipit të Klopp.
– “Citizens” kanë fituar 19 nga 20 ndeshjet e fundit të kampionatit anglez.
– Liverpool është i pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Manchester City në të gjitha kompeticionet dhe nuk ka pësuar asnjë humbje në 13 takimet e fundit të kampionatit që ka luajtur në “Anfield”.
Sigal