Sigal

Humbja ndaj Teutës ka rezultuar fatale për Bledar Devollin dhe stafin teknik. Edhe pse situata dukej e qetë, klubi i Kamzës, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka komunikuar shkarkimin e stafit teknik.

Në 3 javët e para të kampionatit Kamza ka grumbulluar 3 pikë, 2 më shumë se Tirana dhe 3 më shumë se Luftëtarit.

“Pas ndeshjes se humbur ndaj Teutes është vendosur shkarkimi i stafit teknik”, shkruan klubi në faqen zyrtare.