Superliga/ Tirana shpëton, Teuta në Europë. Ja rezultatet e ndeshjeve

402
Sigal

Tirana ka siguruar mbijetesën në Kategorinë Superiore.

Ditën e sotme u luajtën 4 ndeshjet e javës së fundit në elitën e futbollit shqiptar ku e gjithë vëmendja ishte e përqendruar në “Selman Stërmasi”.

Kryeqytetasit mposhtën me rezultatin 3-0 Flamurtarin dhe në këtë mënyrë siguruan mbijetesën, ndërsa Kastrioti së bashku me Kamzën e dënuar do të zbresin sezonin e ardhshëm të luajnë në Kategorinë e Parë.

Në ndeshjet e tjera bie në sy humbja 2-1 e Kastriotit në përballjen ndaj Kukësit, ndërsa Teuta me fitoren 2-0 ndaj Laçit siguron pjesëmarrjen sezonin e ardhshëm në Europë.

Ja të gjitha rezultatet:

KF Tirana 3 – 0 Flamurtari

Kukesi 3 – 1 Kastrioti

Luftetari 1 – 1  Partizani

Teuta 2 – 0 Laçi