Sigal

Presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj bashkohet me thirrjen e bërë ditën e djeshme nga Safet Gjici për bojkotimin e kampionatit shqiptar në rast se policia e shtetit nuk kthehet të sigurojë rendin në stadiume.

Në një intervistë për top channel, Takaj ndahu të njëjtin mendim si presidenti i Kukësit Gjici, ku tha se po mendon seriozisht pezullimin e kampionatin pasi eshte e pamundur qe ndeshjet te monitorohen nga policia private.

“Duhet ta ndalojmë që tani këtë që po ndodh, pasi më vonë mund të jetë shume vonë. E pamë të gjithë çfarë ndodhi në ndeshjen ndaj Partizanit. Është e pamundur që policia private të ndalojë tifozët. Ftoj të gjithë presidentet e tjerë që nëse nuk ndryshon ligji, të bojkotojmë kampionatin”, u shpreh Takaj.

“Nuk është momenti për të hequr policinë në stadiumet shqiptare, sepse duhet të jepen shenja vit pas viti që situata po qetësohet dhe njerëzit po ndërgjegjësohen”.

Presidenti Takaj gjithashtu u ka bërë thirrje ekipeve të tjera që të reagojnë në lidhje më çështjen e sigurisë në stadiume përpara se të jetë tepër vonë.