Superliga/ Partizani-Tirana në “Elbasan Arena”

466
Sigal

Gazeta Telegraf/


Partizani dhe Tirana kanë zbritur për t’u përballur për
herë të 146-ë mes tyre, e para që luhet jashtë kryeqytetit në gjithë në
historinë 70­-vjeçare të derbit. Mbrëmjen e sotme në Elbasan luhet ndeshja më e
rëndësishme e javës së katërt të Kategorisë Superiore.

 


kuqtë zbresin në fushë me misionin për të mos lejuar shkëputjen e Skënderbeut
në krye, kurse bardheblutë për ta kthyer në rezultat lojën e mirë që bënë
kundër Kukësit fundjavën e shkuar.

Asnjë surprizë, ndërkaq, me formacionet, ku të dy trajnerët
do të hedhin në fushë formacionet e pritshme. Te Partizani, Emiliano Vila fiton
balotazhin me Renaldo Filin në të djathtë të mesfushës në rreshtimin 4­1­4­1.

Gjithçka ka shkuar qetë e pa probleme edhe për tifozët, të
cilët kanë udhëtuar veçmas nën shoqërimin e rreptë të policisë.

Partizani 0 – 0 Tirana