Superliga fillon provat “zyrtare”, të gjithë gati për javën e 13-të

455
Sigal

Është bërë e zakonit që çdo kategori e futbollit shqiptar të pushojë, kur Shqipëria luan ndeshje. E nisur nga kjo, si Superliga ashtu edhe Kategoria e Parë rifillojnë këtë fundjavë takimet përkatëse. Në elitën e futbollit shqiptar, luhet java e 13-ë, me Partizani-Kukësi që eklipsojnë ndeshjet e tjera, në një takim që zhvillohet për një vend në krye të renditjes. Humbja e Partizanit ndaj Skënderbeut, solli edhe të parën humbje në nëntë javë rresht, gjithashtu edhe golat e parë të pësuar në po kaq javë. Forma aktuale e Kukësit është një tregues i qartë se ndeshja do i mbushi pritshmëritë, me të dyja skuadrat që gëzojnë formë shumë të mirë, pavarësisht humbjes së fundit të Partizanit. Kuksianët janë në krye të renditjes bashkë me Tiranën, duke u rikthyer kështu në atë pozitë pas disa javësh mungesë. Trajnerët e të dyja skuadrave në ndeshjet e Kupës dje, hodhën në fushë një formacion të dytë, duke shmangur kështu lodhjen e futbollistëve titullar, në mënyrë që të jenë të jenë të gjithë të freskët për këtë takim. Ndeshja tjetër që luhet në të njëjtën ditë me Partizani-Kukësi është edhe ndeshja në “Loro Boriçi ” mes Vllaznia-Flamurtari. Kjo përballje vjen në një kohë që i gjen të dyja skuadrat shumë dobët në paraqitje dhe pa qëndrueshmëri në rezultate. Shkodranët kanë 6 ndeshje që nuk njohin rezultat tjetër përveç humbjes, ndërsa Flamurtari ka koleksionuar humbje dhe barazime, në një periudhë tranzicioni, që nga pezullimi i futbollistëve e deri tek ndërrimi i trajnerit. Rezultati pozitiv, më saktë fitorja, do të ishte një pikë kthese për secilin ekip. Ndeshjet e tjera që zënë vend këtë javë, janë më të parashikuara, që nga Skënderbeu që përballë ka Apoloninë, e të paktën në letër nuk vihet në dyshim fitorja e kampionëve në fuqi, por ky kampionat ka treguar se çuditë ndodhin e në këto çudi ka bërë pjesë edhe Apolonia, që kujtojmë, dje nxori jashtë Kupës Teutën. Pas furisë që korçarët morën në fitoren ndaj Partizanit pritet në fakt një trajtim më i qetë i këtij takimi, duke përqendruar të gjithë vëmendjen ndeshje pas ndeshjeje për tu rikthyer edhe një herë jo si pretendente, por si kryesuese. Ndeshja tjetër e javës së 13-ë është ajo mes Laçit dhe Teutës, dy skuadra që i ndajnë vetëm tre pikë, me laçjanët që ndodhen përpara në renditje. Ndeshja në Kupë, solli një rezultat të keq për durrsakët, që e gjetën veten në një barazim ndaj Apolonisë, barazim që donte të thoshte humbje e shansit për tu kualifikuar për në çerekfinale. Laçi, pas disa rezultateve negative në kampionat, kërkon fitoren ndaj Teutës për të shmangur të tjera humbje që do lëkundnin disi pozitat e skuadrës. Ndeshja e fundit e kësaj jave bën bashkë Elbasanin dhe Tiranën, dy skajet e kampionatit, me tiranasit që renditen të parët dhe me elbasanasit që kanë zënë vend që ditën e parë, në vendin e fundit. Javën e 12-të, Elbasani bëri një surprizë duke mundur Teutën 2-0 dhe duke shkuar kështu në kuotën e 6 pikëve, por ndeshja me Tiranën është e një tjetër kategorie, pasi kryesuesit duken në formë shumë të mirë dhe humbja nuk mendohet aspak si mundësi nga ata, edhe pse “rreziku” që shfaqin skuadrat inferiore është gjithmonë prezent. Takimet janë ndarë në dy ditë, me Vllaznia-Flamurtari dhe Partizani-Kukësi që luajnë të shtunën, dhe me ndeshjet që ngelen që do të luhen të gjitha të dielën.

22.11.2014

Vllaznia-Flamurtari

Partizani-Kukësi

23.11.2014

Skënderbeu-Apolonia

Laçi-Teuta

Elbasani-Tirana

Mafia nuk mund të shesë e të blejë interesat e shqiptarëve.

 Kur kanë kaluar dy ditë nga ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë, akoma zhurmohet rreth faktit se pse Televizioni Shqiptar, televizioni për të cilin çdo shtetas shqiptar detyrohet të paguajë taksë mujore, nuk e transmetoi ndeshjen e Kombëtare, duke lënë në “terr” çdo tifoz që ishte përgatitur për të ndjekur këtë takim. Duhet të jetë e qartë se jo çdo kush në Shqipëri e ka mundësinë që të shohë ndeshjen në “SuperSport”, pjesë e “DigitAlb”, që duket se ka privatizuar jo vetëm emrat në fanellat e futbollistëve, por edhe të drejtën televizive duke lënë kështu të dëshiruar shumë prej tifozëve. Si për çudi, ose ironi, 40 minutat e para të ndeshjes nga “SuperSport” nuk u transmetuan, për shkak të sinjalit të dobët nga koha e keqe, e kështu shumë shqiptarë u “turren”ta ndiqnin ndeshjen nëpërmjet transmetimeve në internet. Në fakt, sipas një deklarate të bërë nga TVSH, ishte në dorë të Federatës që në ndeshjet miqësore, t’ia shesë kujt të dojë të drejtën televizive për transmetimin e ndeshjes, ndërkohë që TVSH transmeton ndeshjet që Shqipëria luan për kualifikuese ose brenda në Shqipëri. Duket në fakt justifikim i dobët, pasi jo më larg se ndeshja ndaj Francës, që kujtojmë ishte miqësore, çdo minutë u transmetua edhe nga TVSH. E në këtë rast, në ndeshjen ndaj Italisë, nisur siç duket nga pagesa më e mirë që ka bërë platforma private në fjalë, DigitAlb, çdo gjë ka kaluar në dorën e saj, duke bërë që TVSH të harrojë detyrimet që ka ndaj shqiptarëve për të plotësuar një kërkesë minimale siç është transmetimi i një ndeshjeje futbolli të Kombëtares. Por nuk ngelet pas as FSHF që përsëri vendos interesat dhe përfitimet mbi tifozët, duke shkelur kështu atë që vetë tifozët e ndërtojnë me mund, mbështetjen. Nuk ka pasur asnjë deklaratë nga FSHF mbi këtë fakt, ç’ ka të bën të mendosh se po mendojnë më mirë të rrinë në heshtje sesa të njollosin edhe më emrin e tyre, tashmë jo edhe aq të mirë.