Superkupa e Evropës 2019, në përurimin e stadiumit “Arena Kombëtare”

574
Nga Agron KAJA
KANDIDATURA/ Dje, FSHF-ja ka bërë zyrtare kërkesën e saj në UEFA për të luajtur një kompeticion të rëndësishëm në Tiranë
Ndoshta shqiptarët e dëshiruar pas futbollit evropian, në shtatorin e vitit 2019 mund të kenë një mundësi që në Shqipëri të shohin një finale. Sepse FSHF-ja ka bërë zyrtare kandidaturën e saj për të mundësuar zhvillimin e finales së Superkupës të Evropës 2019 në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Dhe duheshin rrjetet sociale për të mësuar një “sihariq” i tillë, i cili nëse do të ndodhë që, UEFA të caktojë stadiumin tonë “Arena Kombëtare”, i cili në shtatorin e vitit 2019 përfundon punimet, do të jetë eventi i parë i këtyre përmasave që mund të luhet në Tiranë që nga krijimi i futbollit shqiptar në vitin 1930. Me anë të njoftimit në faqen zyrtare në internet, FSHF-ja ka publikuar edhe procedurën e garës për fitimin e kësaj të drejte, njëherësh edhe rivalët që stadium ynë “Arena Kombëtare” (aktualisht në ndërtim e sipër). Dhe janë Tuluzë në Francë, Budapesti në Hungari, Haifa në Izrael, Astana në Kazakistan, Belfast në Irlandën e Veriut dhe Gdansk në Varshavë, të cilët kanë aplikuar gjithashtu për të organizuar këtë ndeshje futbolli mjaft prestigjioze, që tradicionalisht luhet mes fituesit të Ligës së Kampionëve dhe atij të Ligës së Evropës në vitin 2019. Në njoftimin e saj zyrtar, FSHF-ja tregon edhe disa detaje të kërkesës. “Sot (dje), në UEFA janë zyrtarizuar edhe vendet e tjera të cilat kanë bërë aplikimet e tyre për të marrë të drejtën e organizimit të finales së Superkupës së Evropës të vitit 2019. Ndërkohë, Shqipëria ka bërë këtë aplikimin në fillimin e vitit 2017, ndërsa sot (dje), UEFA ka zyrtarizuar edhe vendet që kanë hyrë në garë për të fituar këtë të drejtë. Procesi nuk është i shpejtë, ndërsa seminari i parë sqarues është në muajin mars 2017, ku do të bëhet edhe dorëzimi i dokumentacionit nga ana e federatave që kërkojnë këtë finale. Nga kjo kohë e deri në muajin qershor 2017, komisioni përkatës në UEFA do të bëjë verifikimin përkatës të të gjithë dokumentacionit të paraqitur nga federatat e vendeve kandidate, ku në listë është edhe Shqipëria. Por lajmi se cili nga dhjetë kandidatët do të jetë stadium organizator u Superkupës së Evropës 2019, do të mësohet në muajin shtator 2017, ku Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të vendosë se kujt do t’ia japë finalen e kësaj Superkupe. Shanset ndoshta duken të afërt që Shqipëria të jetë kandidatura e parë, duke pasur parasysh që stadium “Arena Kombëtare” që po ndërtohet në Tiranë pas prishjes së stadiumit “Qemal Stafa”, pasi një pjesë të fondit të ndërtimit e ka akorduar UEFA së bashku me FSHF-në. E veçanta e këtyre kandidaturave vjen nga Polonia, e cila në aplikimet e saj ka future dy stadium, atë të Varshavës: Stadium “Norodovy” dhe atë të Gdanskut “Arena Gdansk”.
Kandidatët për finalen e Superkupës 2019
Shteti Qyteti Stadiumi Kapaciteti Ndërtuar
Shqipëria Tirana National Arena 22.500 Përf.2019
Franca Tuluze Stad. de Tuluze 33.150 Viti 1998
Hungara Budapest Flórián Albert 29.505 Rik. 2013
Israeli Haifa Sammy Ofer 30.870 Viti 2014
Kazakistani Astana Astana Arena 30.224 Viti 2009
Irl. e Veriut Belfast Uindsor Park 18.614 Rik. 2014
Polonia Gdansk Arena Gdansk 43.615 Viti 2011
Polonia Varshavë Stad. Narodovy 58,145 Viti 2012
Somario
FSHF-ja ka publikuar edhe procedurën e garës për fitimin e kësaj të drejte, njëherësh edhe rivalët që stadium ynë “Arena Kombëtare” (aktualisht në ndërtim e sipër). Dhe janë Tuluzë në Francë, Budapesti në Hungari, Haifa në Izrael, Astana në Kazakistan, Belfast në Irlandën e Veriut dhe Gdansk në Varshavë, të cilët kanë aplikuar gjithashtu për të organizuar këtë ndeshje futbolli mjaft prestigjioz
“Nyje” e ngatërruar për stadiumin, Partizani-Vllaznia në “ajër”
Edhe pse u nënshkrua një marrëveshje që Partizani të luajë ndeshjet e tij në stadiumin “Selman Stërmasi”, ende situatën e mban varur vendimi i plotë, duke e lënë skuadrën e kuqe në ajër për sfidën me Vllazninë ditën e diel. Nga dje, kur ishin edhe 48 orë në dispozicion për këtë takim të javës së 20-të të Kategorisë Superiore, askush nuk dinte me siguri se, ku do të luhet ajo. Për arsye nga më të ndryshmet që kanë pushtuar rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, e veçantë është në këtë mes se klubi bardheblu nuk ka hedhur ende firmën në kontratën e dakordësuar mes palëve Halili-Veliaj-Demi. Dje është mësuar se në mënyrë absurde, klubi i Tiranës po vonon dërgimin e shkresës në FSHF, duke detyruar institucionin e futbollit t’i vendosë një afat deri në orën 15:30 për ta bërë një gjë të tillë, pasi në të kundërt do të detyrohet të zhvendosë ndeshjen. FSHF-ja ka komunikuar me FK Tirana, duke ju marrë garancinë e lejimit të zhvillimit të ndeshjes, por këta të fundit ende e mbajnë pezull vendimin. Por, edhe nëse vjen firma e Tiranës, duhet kaluar ngërçi tjetër ku federate del “ofsajt”, duke ia kaluar përgjegjësinë Partizanit si organizator i ndeshjes. Nëse këta nuk gjejnë akordin me policinë, ndeshja rrezikon luhet jashtë kryeqytetit, apo të shtyhet për një datë tjetër.
Policia iu anulon ndeshjen, tifozët e Partizanit e shpërfillin
Nuk kanë të sosur telashet e Partizanit dhe të tifozerisë së tij, vetëm për një stadium. Javën e kaluar u nënshkrua një marrëveshje treshe: Halili-Veliaj-Demi, që skuadra e Partizanit të luajë në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa dje Policia e Tiranës, me nënshkrimin e Drejtorit të saj Ervin Hodaj, ka bërë publik mos zhvillimin në “Selman Stërmasi” të ndeshjes të javës së 20-të, Partizani-Vllaznia, e planifikuar për tu luajtur ditën e diel, në ora 17:00.
Njëherësh, policia ka njoftuar FSHF-në dhe klubet e Partizanit dhe Tiranës, por edhe Bashkinë e kryeqytetit, se nuk mund të marrë përsipër garantimin e zhvillimit të ndeshjes në kushte normale, për shkak të rrezikut të incidentit mes tifozëve të kuq dhe atyre të Tiranës, të cilët janë shprehur haptazi kundër lejimit të rivalëve të tyre historikë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Nga ana e tij, edhe KF “Partizani” ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Facebook, të cilët sqarojnë se, tifozët e tyre, pavarësisht deklaratës së policisë, ndeshja do të zhvillohet në Tiranë siç është planifikuar. “Klubi Partizani garanton tifozerinë e kuqe dhe të gjithë opinionin publik, se takimi Partizani-Vllaznia, i vlefshëm për javën e 20-të të Kategorisë Superiore, do të zhvillohet sipas agjendës së përcaktuar, në stadiumin “Selman Stërmasi “, ditën e diel ora 17:00.
FSHF-ja shtrëngon klubet: Plotësoni kushtet e licencimit
Ditën e djeshme, në ambientet e FSHF-së është organizuar një takim me përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, për t’i informuar ata mbi kushtet që duhet të plotësojnë për të siguruar licencimin e pjesëmarrjes në aktivitetet sportive në Shqipëri. Ka qenë përfaqësuesi i FSHF-së Eduard Gjini, i cili ju sqaroi në detaje të gjithë përfaqësuesve të klubeve prezentë në mbledhje, kriteret që duhet të përmbushë secili aplikant për marrjen e licencës, dhe për pasojë, pjesëmarrjen në kompeticion. Kriteri sportiv, kriteri i infrastrukturës, kriteri i personelit dhe administratës, kriteri ligjor dhe kriteri financiar, këto janë kushtet kryesore mbi të cilat klubet kanë marrë udhëzimet e duhura nga FSHF-ja.
Sigal