Superkupa e Europës mund të zhvillohet në Tiranë

547
Sigal

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka pohuar se 2019-ën në Tiranë mund të luhet Superkupa e Europës. Kreu i FSHF-së ka bërë një kërkesë pranë Uefa-s ku ka kërkuar që në Shqipëri për herë të parë të zhvillohet një ndeshje e kësaj rëndësie.

Armando Duka në një intervistë për “SuperSport” deklaroi: “Kemi aplikuar pranë Uefa-s për të bërë të mundur luajtjen e Superkupës në 2019-ën. Është një proçedurë e gjatë e cila bëhet pas plotësimit të disa tenderëve dhe dokumentacioneve përkatëse. Jemi në pritje të një përgjigjje, por ne duhet të bëjmë tonën, të punijmë me infrastrukturën e futbollit shqiptar”.

Kjo sfidë me shumë mundësi do të jetë ndeshja inaguruese e stadiumit të ri që po ndërtohet në kryeqytet, “Arena Kombëtare”. Ky impiant është në fillimet e ndërtimit të tij, por është parashikuar që të mbarojë për dy vite që nga fillimi i punimeve.