Superkupa e Europës 2019 në Tiranë? Publikohen rivalët e FSHF-së

512
Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për të mundësuar zhvillimin e finales së Superkupës të Europës 2019 në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në internet, FSHF ka publikuar procedurën e garës për fitimin e kësaj të drejte si dhe rivalët e stadiumit të kryeqytetit shqiptar që është ende në ndërtim.
Qytetet e Tuluzës në Francë, Budapestit në Hungari, Haifas në Izrael, Astanës në Kazakistan, Belfastit në Irlandën e Veriut, si dhe Gdanskut dhe Varshavës në Poloni kanë aplikuar gjithashtu për të organizuar këtë ndeshje futbolli mjaft prestigjoze mes fituesve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës në vitin 2019.
Njoftimi i plotë i FSHF-së
“Sot në UEFA janë zyrtarizuar edhe vendet të cilat kanë aplikuar për të marrë të drejtën e organizimit të finales së Superkupës së vitit 2019. Shqipëria ka bërë aplikimin e saj në fillim të vitit 2017 dhe vetëm ditën e sotme UEFA ka zyrtarizuar edhe vendet që kanë hyrë në garë për të fituar këtë të drejtë.
Procesi nuk është i shpejtë, dhe seminari i parë sqarues është muaji mars ku do të bëhet edhe dorëzimi i dokumentacionit nga ana e federatave që kërkojnë këtë finale. Nga kjo kohë e deri në muajin Qershor, komisioni përkatës në UEFA do të bëjë verifikimin përkatës të të gjithë dokumentacionit të paraqitur nga federatat e vendeve kandidate, ku është edhe Shqipëria.
Ndërkaq, vetëm në muajin shtator Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të vendosë se kujt do t’ia japë finalen e Superkupës për vitin 2019.
Ja edhe kandidatët që duan finalen e Superkupës
Albania Tirana National Arena
France Toulouse Stadium de Toulouse
Hungary Budapest Flórián Albert stadion
Israel Haifa Sammy Ofer Stadium
Kazakhstan Astana Astana Arena
Northern Ireland Belfast Windsor Park
Poland Gdansk Arena Gdansk
Poland Warsaw Stadion Narodowy
Sigal