Superkupa do luhet në Arabinë Saudite, ja sa mln euro përfiton Liga Italiane me këtë lëvizje

561
Sigal

Superkupa e Italisë mes Milanit dhe Juventusit është vendosur të luhet në Arabinë Saudite, në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Lajmin e konfirmon Asambleje e Ligës Italiane e cila falë kësaj marrëveshje do të përfitojë 24 mln euro, ku 3.2 do të shpërndahen për secilën skuadër.

Për momentin ka edhe disa paqartësi, siç është e drejta televizive apo edhe rinovimi i kontratës për 2 vite të ardhshme që Superkupa te luhet në Arabinë Saudite.

Siç dihet tani këto lëvizje po tentohen të bëhen nga shumë kampionate pasi përveç promovimit të futbollit sjell edhe të ardhura të shumta.