Superiorët në provat e para të miqësoreve

452
Sigal

Partizani dhe Kukësi në përballje dinjitoze, Messi mendon për “pensionin”, Chelsea vesh blu Hysajn

Penalltia i mohon fitoren Partizanit, Kukësi në përballje dinjitoze me gjigantët e Bashakshehir të Turqisë

Sivaspor-Partizani       1-1                                                  

Shënues Gabriel 67’Torje′ (p)/47’ Asani

Bashakshehir-Kukësi 2-1
29’ Bajiç, 61’ Epureanu / 79’ Çyrbja

Teuta-Erzeni    2-1
Shënues: 75’Progni, 90’Vila/ 30’Mahmuti

Besa-Kastrioti             0-1
Shënues: 65’T.Marku

Lushnja –Flamurtari 1-1

Shënues: Dervishi/Ribaj

E mërkura ka qenë dita e parë fillimit të testeve të miqësoreve të Superiores. Partizani ka çelur këtë “sezon” duke marrë një barazim bindës me ekipin Sivaspor të Turqisë. Ka qenë një paraqitje dinjitoze për skuadrën e Skënder Gegës që kaloi e para në avantazh me anë të Asanit në minutën e 47-të., ndërsa për vendasit barazimi do vinte pas një penalltie në të 67’ Ndërkohë, dy ditë më pas Partizani do të luaj me Antaliasporit. Ndërsa, më 14 janar do të sfidojë Dinamon e Zagrebit. Fitore motivuese ka arritur të marrë edhe Kastrioti i Bledar Devollit ndaj Besës me rezultatin 0-1. Taulant Marku ka shënuar të vetmin gol në të 65’ duke bërë që Devolli ta nisë aventurën e tij në krye të Kastriotit me një fitore në këtë takim miqësor. Teuta ka fituar me përmbysje kundër modestëve të Erzenit. Flamurtari ka shkuar vetëm te barazimi me Lushnjarët e Ilir Gjylës. Edhe pse humbën kukësianët dolën të “fituar” nga kjo ndeshje. Përballë gjigantëve të Bashakshehir

 Sivaspor-Partizani 1-1

GOLAT: Gabriel Torje 67′ (p)/ Asani 47′

Formacionet

Partizani: Hoxha, Trashi, Belica, Atanda, Ibrahimi, Telushi, Hila, Mala, Asani, Mensah, Bardhi.(U aktivizuan edhe Xhika, Kardozo, Kote, Çinari, Bitri, Kalari dhe Hyseni)

Trajner Skënder Gega

Sivaspor: Roket, Pap, Bjarsmir, Braz, Erdal, Arslan, N’Dinga, Ribalka, Torje, Kiliniç, Demir
Trajner. Hakan Kelesh