Supergoli i Kallakut nuk mjafton, Teuta eliminohet nga Europa League

540
Sigal

Teuta zhvilloi në “Niko Dovana” ndeshjen e kthimit të turit të parë të Europa League kundër Ventspils.

Durrsakët fitojnë minimalisht 1-0, por nuk u mjaftoi të kalojnë turin, pasi kishin humbur takimin e parë në Letoni me shifrat e thella 3-1.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Sherif Kallaku në minutën e 47-të, pasi pjesa e parë kishte përfunduar me rrjeta të paprekura.

Deri në fund të besuarit e Bledi Shkëmbit u përpoqën, por nuk arritën të shënojnë tjetër gol.

Kësisoj, me rezultatin e përgjithshëm 3-1 është Ventspils që vazhdon aventurën në Europa League në turin e dytë, ndërsa Teuta eliminohet.