Supergol dhe festim “alla shqiptarçe”, Sadiku flet për gjithçka

476
Sigal

Armando Sadiku rikthehet të bëjë “fenomenin” tek Lugano, goli i tij në “derbin” përballë Taulant Xhakës po çmend zviceranët. I vetmi detaj që “zbehu” këtë supergol ishte festimi i tij, mgjth askush në radhët e Luganos nuk është bezdisur, madje as trajneri i cili ishte në shënjestër të mllefit, përkundrazi e fton Sadikut të bëjë sërish të njëjtën gjë. Sadiku nuk po arrin të jetë një titullar fiks, kundër Bazel u hodh në fushë vetëm me fillimin e pjesës së dytë por goli i tij të lë pa fjalë.

Një koordinim perfekt, një lëvizje e bukur me trup dhe një e djathtë e thatë mbi 35 metra distancë u preh në trekëndësh, një gol i cili bëri që dhe Taulant Xhaka të vendos duart në kokë. Dukshëm Sadiku ka diçka për të thënë, nuk ishte aspak i qetë teksa u ndëshkua dhe më karton të verdhë në minutën e 81-të. Në përfundim të ndeshjes, sulmuesi i Kombëtares foli për perlën e tij por dhe për festimin “alla shqiptarçe”:

56387495 2119802131434145 7661585575702429696 N

“Një gol shumë i bukur, jam i kënaqur. Do të isha më i lumtur nëse merrnim tre pikët në fund të takimit. Sharja gjatë festimit? “Unë kështu jam, në momente të tilla tregoj inatin, i shava pak të gjithë në shqip. Shava trajnerin, gazetarët, kur them të gjithë të gjithë. Forma? “Unë punoj çdo ditë për tu rikuperuar nga dëmtimi, tani jam mirë. I pranoj zgjedhjet, kam ardhur këtu për të luajtur dhe mendoj se kam dhënë maksimumin në minutat që më janë dhënë. Jam shumë i lumtur, por jo aq për objektivat që unë kam në karrierën time. Dua të arrij sa më lart, me kaq nuk jam shumë i lumtur, pres më shumë nga vetja”, u shpreh Sadiku.