Super gol i Gurit, prishet festa e titullit në Korçë

543
Në takimin e fundit të javës së 31-të, Skënderbeu-Kukësi 0-1, nisur nga rezultati, duket sikur profecisë së trajnerit të kuksianëve, Peter Pakult i doli parashikimi për këtë sfidë. Austriaku deklaroi dy ditë para kësaj ndeshjeje se do t’ia prishte festën e Titullit Kampion skuadrës së Skënderbeut, dhe ashtu ndodhi. Në minutën e 78-të të kësaj ndeshjeje, ka qenë një gol shumë i bukur shënuar nga “gjahtari” Sidrit Guri nga goditja e dënimit, i cili e ka çuar topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë shans Shehit, por edhe Skënderbeut që matematikisht të festonte Titullin Kampion. Vetë sulmuesi i Kukësit bëhet golashënuesi më i mirë, me 16 gola të shënuar në 31 javë Kampionat.
Sigal