Suns ia shkaktojnë Sixers humbjen e parë, Harden shkëlqen me 44 pikë

387
Sigal

Devin Booker i shënoi plot 40 pikë të sezonit dhe Ricky Rubio i shtoi edhe 21 pikë e dhjetë asiste për t’i ndihmuar Phoenis Suns t’ia shkaktojnë Philadelphia 76-ers humbjen e parë të sezonit, me rezultat 114:109.

Aron Baynes i kishte 15 pikë dhe i shënoi tre trepikësha, ndërsa Kelly Oubre kontribuoi me 14 pikë. Suns ishin 53.2 për qind të saktë në gjuajtjet nga fusha dhe e siguruan fitoren e pestë në shtatë ndeshjet e zhvilluara, duke e shënuar kështu startin më të mirë të një sezoni që nga 2013/14, transmeton.

Në anën tjetër, për Sixers shkëlqeu Al Horford me 32 pikë të shënuara, prej të cila 15 ishin nga trepikësha. Tobias Harris kontribuoi me 24 pikë dhe dhjetë kërcime, ndërsa Furkam Korkmaz i shtoi 20 pikë të tjera. Philadelphia kishte qenë e vetmja skuadër që s’kishte pësuar ende disfatë në sezonin e ri të NBA, pasi i fitoi pesë ndeshjet e para.

76ers luajtën pa koshashënuesin dhe kërcyesin e tyre më të mirë, Joel Embiid, i cili e shërbeu ndeshjen e fundit të suspendimit të tij për dy ndeshje, pas një zënke me qendrën e Minnesotas, Karl-Anthony Towns të mërkurën e kaluar. Në vend të tij ishte titullar Kurkmaz.

Rockets 107, Grizzlies 100

James Harden i shënoi 44 pikë dhe i bëri dhjetë kërcime për t’ia dhënë Houstonit fitoren në Memphis.

Harden ishte lojtari kyç në kthimin e fuqishëm të Rockets, mbrojtja e së cilëve i kishte pësuar nga 126 pikë mesatarisht në dy ndeshjet paraprake në Brooklyn dhe Miami, gjatë fundjavë. Houston, që luajti për herë të parë këtë sezon pa Russell Westbrookun (pushim), i mori 16 pikë nga Eric Gorgon dhe 15 pikë e nëntë kërcime nga Danuel House Jr.

Bucks 134, Timberwolves 106

Giannis Antetokounmpo  i regjistroi 34 pikë dhe 15 kërcime, përderisa Milwaukee arriti ta përmbysë rezultatin në çerekun e tretë dhe e kaloi një vonesë të çuditshme të ndeshjes, për ta mposhtur Minnesotan në Minneapolis.

Antetokounmpo, i cili u emëruar Lojtari i Javës në Konferencën e Lindjes të hënën, ishte i saktë në 14 prej 19 gjuajtjeve nga fusha në ndeshjen që nisi me pothuajse një orë vonesë pasi që gjatë nxehjeve u zbulua se njëri prej kosheve nuk ishte i drejtë.

Warriors 127, Trail Blazers 118

“Rookie” Eric Paschal e shënoi 36 pikë për Golden State në fitoren befasuese në Portland, duke e siguruar fitoren e parë në stadiumin e ri të vet, Chase Center në San Francisco.

Fitorja i dha fund ecurisë së dobët të Warriors, të cilët në katër ndeshjet e fundit kishin pësuar humbje kundër Phoenix, San Antonios, Oklahmoas dhe Charlotte. Portland e pësoi vetëm humbjen e dytë në pesë ndeshjet si mysafir.

Nets 135, Pelicans 125

Kyrie Irving  i arriti 39 pikë dhe nëntë asiste, përderisa ndihmoi që gjashtë lojtarë të Brooklyn t’i arrijnë numrat dyshifrorë në pikë të shënuara në fitoren kundër New Orleans.

Wizards 115, Pistons 99

Bradley Beal i shënoi 22 pikë dhe ndihmoi që gjashtë bashkëlojtarë të tij t’i arrijnë numrat dyshifrorë për Washingtonin, që fitoi në shtëpi kundër Detroit.