Sulmuesi shqiptar refuzon Juventusin për skuadrën zvicerane

538
Sulmuesi i talentuar shqiptar, Andi Zeqiri, dukej se ishte shumë pranë firmës së një kontrate afatgjatë me Juventusin por e ka refuzuar këtë mundësi duke zgjedhur që të luaj në Zvicër.

Futbollisti i datëlindjes 1999 ishte titullar në 29 ndeshje me fanellën e skuadrës bardhezi në kampionatin e moshave, duke shënuar 9 gola nën drejtimin e Fabio Grosos.

Juventusi dëshironte ta mbante futbollistin edhe për të paktën një tjetër sezon, në formë huazimi, siç ishte këtë edicion, nga Lozana në Zvicër që zotëron kartonin e tij.

Por kur Lozana i ka bërë të ditur atij se mund të luante në edicionin e ri në ekipin e parë, Zeqiri ka vendosur që të kthehet në Zvicër dhe t’u japë lamtumirën bardhezinjve.

“Juvja dëshironte ta mbante, por vendosëm të ktheheshim në Zvicër. Jo sepse nuk ndjehej mirë, por sepse të bëhej pjesë e profesionistëve te Lozana ishte një ide shumë e mirë. Drejtuesit e Juventusit u treguan shumë korrektë dhe të mirë kuptueshëm sa i përket këtij vendimi”, shpjegoi menaxheri Valter Fernandez.
Sigal