Sulmuesi: “Në Shqipëri nuk luhet dot futboll, më mirë kthehem në Itali”

496
Sigal

Lucy
Kanapari është lojtari i Tomorrit që me shumë mundësi merkaton e janarit nuk do
të jetë më pjesë e këtij klubi. Kavajasi ka konfirmuar se në drejtim të tij
kanë ardhur disa oferta të rëndësishme nga Italia, pikërisht aty ku edhe u
“zbulua” nga drejtuesit beratas një sezon më parë. Gjithashtu sulmuesi thekson
se një nga arsyet e këtij largimi janë edhe kushtet skandaloze që janë në
Shqipëri.

“Kam dy oferta nga Superiorja, por
më kryesorja është interesimi i dy skuadrave italiane të Serisë C. Futbollin
italian e njoh shumë mirë dhe dëshira ime kryesore është që të rikthehem
pikërisht aty. Megjithatë, si fillim më duhet të bisedoj me drejtuesit, pasi
kam një kontratë dhe nuk mund të lëviz pa miratimin e tyre. Lumezane është një
ndër skuadrat që unë kam luajtur edhe më parë, dhe duke parë marrëdhëniet që
unë kam me ata, me shumë mundësi do të rikthehem aty”.

Më tej, sulmuesi kavajas vazhdon
duke renditur arsyet që po e shtyjnë të largohet nga futbolli shqiptar: “Shumë
gjëra këtu duket se nuk janë aspak në vijë dhe besoj se do të duhet një kohë e
gjatë për t’u rikuperuar. E nisim me gjyqtarët. Këta duhet të bëjnë punën e
tyre në mënyrën me strikte dhe mos të varen nga askush, por që një gjë e tillë
është pothuajse e pamundur. Nuk do t’ia di njeri nëse ne sakrifikojmë për
nderin e skuadrës apo vritemi në fushën e lojës. E dyta janë terrenet sportive.
Fusha stadiumesh, të cilat vetëm të tilla nuk mund të quhen. Ti mund të
përgatitesh shumë për ta fituar një ndeshje, por jo në pak raste janë fushat
ato që të prishin çdo lloji parashikimi”, mëson panorama sport.