Sulmuesi kalon testet mjekësore dhe firmos me Juventusin

496
Ish-sulmuesi i Fiorentinës, Federico Bernardeschi ka kaluar me sukses testet mjekësore tek skuadra e Juventusit.

Mëngjesin e sotëm, sulmuesi italian ka mbërritur në “J Medical” dhe pas testeve mjekësore do të nënshkruajë kontratën e re me “Zonjën e Vjetër”, raporton gazetari i njohur Gianluca di Marzio.

Para se të kryente testet mjekësore, Bernardeschi është pritur nga qindra tifozë të cilët i kanë uruar mirëseardhjen lojtarit të njohur.
Sigal