Sigal

Sot, supersfida Torino- Juventus në përballjen e ferrit.

..Kështu i është përgjigjur sulmuesi i Juventusit, Federiko Bernadeski për humbjen ndaj Jang Bojs, si dhe për kundërshtarin në fazën tjetër të Champions. Para ndeshjes kundër Torinos, sulmuesi tha:“Isha i lumtur që luajta nga fillimi, por fatkeqësisht ndeshja kundër Jang Bojs nuk shkoi ashtu siç shpresonim. Ne jemi të vetëdijshëm për gabimet tona dhe “derbi” i Torinos tashmë na jep një shans për tu rikthyer te fitoret.“Jemi të shkëputur konsiderueshëm por kjo nuk do të thotë se gjithçka ka mbaruar .Ka ende rrugë të gjatë në kampionat. Ka shumë ekipe që nuk heqin dorë dhe ne do të duhet të ruajmë formën tonë të mirë për të qëndruar në vendin e parë.” Edhe pse Juventus është i shkëputur dhe me kualitete të cilësuara kjo nuk ndikon aspak që takimi I sotëm të jetë një spektakël që nuk mund të përcaktojë të favorizuar. Torinezët e Torinos janë më shumë se kurrë të mobilizuar se kjo ndeshje ju vlen më shumë se klasifikimi. Kjo e bënë edhe më interesante këtë takim të shumë pritur.

Champions League: “Në këtë pikë, të gjitha skuadrat janë konkurruese, ne e dimë se mund të përfundojmë duke tërhequr ndonjë nga të parët dhe kushdo me të cilin duhet të përballemi, do të jetë mirë, edhe pse natyrisht ka disa skuadra që janë më të forta se të tjerat”,- përfundoi Bernadeski. Në momentin më të mirë juventus tani duhet të marri parasysh edhe dëmtimin e Joao Cancelo. Operacioni në gju e lë jashtë fushave portugezin juventinin, së paku edhe për pushimet e dimirit. Dhe përpos kësaj Alegri duhet të “planifikoj” edhe Cuadradon i cili rrezikon të operohet. Kolumbiani gjithashtu ka probleme fizike të mbartura dhe do të ishte momenti ideal që të kurohej. Nëse kryen operacion, edhe atë do ta shohim në vitin 2019-të në fushë.