Sulmuesi i Milanit pritet të largohet në merkaton e janarit

148

Mundësitë që sulmuesi Fabio Borini  të largohet nga Milani janë të mëdha. 28 vjeçari nuk po aktivizohet fare me skuadrën kuqezi dhe mundësitë që ai të largohet në merkaton e janarit janë të mëdha.

Interesimet për futbollistin nuk mungojnë, me Crystal Palas që e ndjek prej kohësh. Anglezët e pëlqejnë shumë Borinin, dhe pritet të nisin negociatat së shpejti.

Në rast se do të kalonte te Kristal Palasi, do të ishte një rikthim për lojtarin në Premier Ligë, pasi më parë ka luajtur për Çelsin, Sanderlendi, Suonsin dhe Liverpulin.