Sulmuesi i Besëlidhjes është optimist, Bajiç: Fitojmë me Dinamon

533
Kategoria e Parë do të luajë të shtunën ndeshjet e javës së 18-të të saj, njëherësh edhe mbylljen e fazës së dytë. Por duke qenë se faza e tretë luhet me një formulë tjetër, pozicionimi i skuadrave në pesë të parat duket se do të sjellë sfida interesante. E tillë është edhe ajo që do të luhet në Lezhë mes Besëlidhjes e Dinamos, për të cilën sulmuesi serb i lezhjanëve, Kosta Bajiç, mendon vetëm fitoren. “Këtë javë, kalendari na ka rezervuar një sfidë të fortë ndaj Dinamos. Ne na duhet pa tjetër fitorja, sepse është një ndeshje vendimtare për fatet tona, për të mbetur në pesë skuadrat e parë gjatë fazës së tretë. Kështu mund të pretendojmë edhe një vend për në Superiore, pasi diferencat me skuadrat e tjera nuk janë shumë të mëdha. Nëse nuk fitojmë e zbresim në pesë skuadrat e dyta të grupit, do të thotë një luftë e ashpër për mbijetesë. Por, Besëlidhja do të fitojë, dhe unë kam besim se ne do të jemi në pesëshen e parë. Këtë të shtunë ne hedhim një hap pozitiv për vazhdimësinë e sezoni”, ka mbyllur deklarimin e tij sulmuesi serb i Besëlidhjes, Kosta Bajiç.
P. Gjikola
Ndeshjet-Java e 18-të
GRUPI A
Të shtunën, 3 mars 2018 
Tërbuni-Egnatia 14:00
Burreli-Vllaznia B 14:00
Erzeni-Kastrioti 14:00
Besa-Korabi 14:00
Besëlidhja-Dinamo 14:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 17 41
2. Egnatia 17 29
3. Erzeni 17 26
4. Dinamo 17 24
5. Korabi 17 23
6. Besëlidhja 17 21
7. Vllaznia B 17 19
8. Besa 17 18
9. Tërbuni 17 17
10. Burreli 17 16

Ndeshjet-Java e 18-të
GRUPI B
Të shtunën, 3 mars 2001
Bylis-Apolonia 14:00
Tirana-Shënkolli 14:00
Tomori-Iliria 14:00
Turbina-Pogradeci 14:00
Shkumbini-Naftëtari 14:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 17 42
2. Bylis 17 40
3. Apolonia 17 30
4. Pogradeci 17 27
5. Iliria 17 25
6. Tomori 17 23
7. Shënkolli 17 23
8. Turbina 17 12
9. Shkumbini 17 12
10. Naftëtari 17 8
Sigal