Sulm racist për futbollistin e Tottenham Hotspur

395
Sigal

Nuk kanë fund sulmet me bazë raciste në futbollit anglez.

Viktima e fundit e këtij akti të dënueshëm, sidomos në shtetin britanik është ylli i Tottenham Hotspur, Heung Min-Son. Koreanojugori ka qënë në qendër të sulmit me bazë raciste në humbjen e djeshme përballë Manchester United, e vlefshme për Premier League angleze.

Një episod i cili është sinjalizuar në rrjetin social “Twitter”, ku zbulon se incidenti nuk u vu aspak re nga stjuardët. Vetëm tre ditë më parë, Policia e Londrës arrestoi tre tifozë në ndeshjen e Tottenham dhe Chelsea për Kupën Carabao për krime të rendit publik me bazë racizismin.

Por kjo nuk është e gjitha. Në dhjetor një tifoz i  Tottenham u arrestua për hedhjen e një  bananeje kundër Aubameyang, në përballjen ndaj Arsenalit. Megjithatë, raste e racizmit në futboll nuk janë prezente vetëm në futbollin anglez.

Mbrëmjen e 26 dhjetorit, mbrojtësi i Napolit, Koulibaly u sulmua nga tifozët e Interit për shkak të ngjyrës së lëkurës, duke tronditur jo pak opinionin sportiv.