Sulejman Starova: Me Litehshteinin treguam zhgënjim, me Maqedoninë një test i vështirë

534
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” ish-Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, analizon dy ndeshjet eliminatore të Kombëtares
Si e përshkruani premierën e parë të Panuçit në stolin e Kombëtares sonë?
Aktualisht, në Kombëtaren tonë kemi një trajner që e morri drejtimin e skuadrës në mesin e edicionit të këtyre eliminatore, çka do të thotë se ai nuk ka asnjë përgjegjësi deri në mbylljen e tyre. Nuk mund ta kritikojmë Panuçin, pse ndaj Litehshteinit u përsëritën gabimet e së shkuarës, sepse për këtë ndeshje ai kishte shumë pak kohë në dispozicion, por edhe mungesa të titullarëve.

Nuk ka rëndësi fakti, që Panuçi e nisi me fitore ndeshjen e tij të parë në stolin e Kombëtares sonë, e cila morri 3 pikë?
Për rezultatin, nuk mendoj se kishte shumë vështirësi, pasi kundërshtari ishte shumë inferior dhe Kombëtarja jonë bëri detyrën. Gjatë lojës, ajo nuk tregoi mungesë motivimi, por filizofia e lojës së saj, nuk kishte qartësinë e duhur në ndërtimin e aksioneve. Nëse këto nuk kanë rëndësi të thuhen, atëherë tri pikët do të duken sikur janë “dhuruar”.

Këto dukuri që ju po i përmendni për ndeshjen me Litehshteinin, kanë qenë prezent edhe gjatë kohës kur Kombëtaren e drejtonte De Biazi?
Po, kanë qenë mangësi tipike si në kohën e De Biazit. Në fakt, mungonin të tre sulmuesit e mirëfilltë: Sadiku, Cikalleshi e Balaj, e në këtë këndvështrim, goli nuk ishte i lehtë. Por, në këtë përballje, Kombëtarja jonë nuk ishte e mirë orientuar se si duhet ta gjente golin.

Dhe sipas jush, pse funksionoi kështu Kombëtarja jonë në gjetjen e golit gjatë përballjes me Litehshteinin?
E përmenda më sipër mungesën e tre sulmuesve, e për pasojë, në fushë ishte rezerva e tretë e sulmit, Llullaku. Ndaj prej tij nuk mund të prisnim, sikundër do të ishte nëse një nga të tre të munguarit mund të ishte në fushë në këtë përballje. Mungesat bënë që të mos funskiononte sulmi gjatë gjithë ndeshjes.

Edhe pse u shënuan 2 gola, ju mendoni se nuk bindi skuadra jonë në mënyren e gjetjes së golit?
Në gjetjen e golit, skuadra jonë nuk bindi fare. Ne dominuam mbi Litehshteinin vetëm në zotërimin e topit, por nga sulmi, ky tregues ishte shumë i dobët, sepse kjo ndeshje kishte pritshmëri më të mëdha në shënimin e golave. Kujtoj që në pjesën e dytë, u gjuajt vetëm dy herë, nga Grezda dhe Llullaku, tregues ky që tregon mosbindje për mënyrën e gjetjes së golit.

Kësisoj, ju mendoni se golat nuk erdhën si rrjedhojë e aksioneve të ndërtuara mirë?
Natyrisht që po, sepse të dy golat që shënuam, nuk erdhën nga aksione të ndërtuara mirë, por nga veprime individuale të rastësishme. Kështu që për mendimin tim, kjo ndeshje ishte pak për të vlerësuar punën e Panuçit si trajner i Kombëtares sonë.

Nga ky këndvështrim që ju po përshkruani fitoren me Litehshteinin, çfarë do të presim të martën në sfidën me Maqedoninë?
Sikundër luajti me Litehshteinin, me Maqedoninë do të jetë një test shumë i vështirë për Kombëtaren tonë. Ende kemi probleme me mënyrën se si duhet të fitojmë një ndeshje, aq më shumë edhe me kundërshtarë relativisht të lehtë.Jo se ne duhet ti presim golat nga mbrojtja, por zanafilla e aksioneve për gol, duhet të nisë pikërisht nga ky repart.

Çfarë mendoni se do ti duhet më shumë Kombëtares sonë në ndeshjen me Maqedoninë?
I duhet më shumë fantazi, e cila me Litehshteinin thuajse mungoi fare. Këtu veçoj mesfushorët Basha, Abrashi e Memushaj, të cilët nuk arritën të vertikalizonin si duhet lojën. Në mungesë të “torrës” (sulmuesit kryesor), mesfusha duhet ti jepte prioritet lojës në krahë, dhe këtë nuk e bëri.

Përfundimisht, si e shikoni përballjen e së martës në stadiumin e Strumicës?
Natyrisht që do të jetë një test shumë i vështirë, në fushë dhe në shkallët e stadiumit. Skuadra nuk duhet ti trembet ambientit që do të gjejë në Strumicë, sepse situata është e njohur. Por, duhet të korrigjohet shumë në raport me ndeshjen ndaj Litehshteinit, njëherësh edhe të tregohet profesioniste e të ketë besim për një rezultat pozitiv. 
Në gjetjen e golit, skuadra jonë nuk bindi fare. Ne dominuam mbi Litehshteinin vetëm në zotërimin e topit, por nga sulmi, ky tregues ishte shumë i dobët, sepse kjo ndeshje kishte pritshmëri më të mëdha në shënimin e golave. Me Maqedoninë do të jetë një test shumë i vështirë
3 ndeshje
Kaq herë është ndeshur Shqipëria me Litehshteinin, 1 miqësore dhe 2 ndeshje zyrtare, të treja i ka fituar me rezultatin 2-0
Kupa e Botës “Rusi 2018” 
Grupi G
Ndeshjet e Shqipërisë
Janë luajtur
Datë 5 shtator 2016
Shqipëri-Maqedoni 2-1
Datë 6 tetor 2016 
Lihteshtein-Shqipëri 0-2
Datë 9 tetor 2016
Shqipëri-Spanjë 0-2
Datë 12 nëntor 2016
Shqipëri-Izrael 0-3
Datë 24 mars 2017
Itali-Shqipëri 2-0
Datë 11 qershor 2017
Izrael-Shqipëri 0-3
Sot, datë 2 shtator 2017
Shqipëri-Lihtenshtein 2-0
RENDITJA
Nr. Skuadra N P 
1. Spanjë 6 19
2.Itali 6 16
3.Shqipëri 6 12
4.Izrael 6 9
5.Maqedoni 6 6
6.Lihtenshtein 6 0
Grupi G/ Do të luhen
Të martën, 5 shtator 2017
Maqedoni-Shqipëri 20:45 
Itali-Izrael 20:45
Litehshtein-Spanjë 20:45
Datë 6 tetor 2017
Spanjë-Shqipëri 20:45
Itali-Maqedoni 20:45
Litehshtein-Izrael 20:45 
Datë 9 tetor 2017
Shqipëri-Itali 20:45
Maqedoni-Litehshtein 20:45
Izrael-Spanjë 20:45
Përballjet me Maqedoninë
NDESHJE MIQËSORE
Datë 14 maj 1994
Maqedoni-Shqipëri 5-1
Datë 10 shkurt 1999
Shqipëri-Maqedoni 2-0
Datë 26 prill 2000
Maqedoni-Shqipëri 1-0
Datë 5 janar 2002
Shqipëri-Maqedoni 0-0
Datë 20 gusht 2003
Maqedoni-Shqipëri 3-1
Datë 7 shkurt 2007
Shqipëri-Maqedoni 0-1
Datë 178 nëntor 2010
Shqipëri-Maqedoni 0-0
Datë 15 nëntor 2011
Maqedoni-Shqipëri 0-0
Kualifikuese, “Botërori 2018”
Shqipëri-Maqedoni 2-1
NË TOTAL
Nd 9, F 2, B 3, H 4, G 6:11
Sigal