Suedia “sfidon” Italinë, Zvicra gjen Irlandën e Veriut

160
Nga Agron KAJA
BOTËRORI 2018/ U hodh dje shorti i ndeshjeve play-off, nga Evropa shkojnë 14 skuadra në finalet Rusisë
Me shortin që u hodh dje në Zyrih të Zvicrës, tetë skuadrat e dyta të grupeve në zonën e Evropës, mësuan dje kundërshtarët e play-off-it, mes të cilëve do të diskutojnë 180 minuta lojë për të shkuar në Botërorin “Rusi 2018”. Ndeshjet e para do të zhvillohen në datat 9, 10 dhe 11 nëntor 2017, ndërsa ato të kthimit do të luhen më 12, 13 dhe 14 nëntor 2017. Shorti u tërhoq nga legjenda e Spanjës, Fernando Hierro, ku fillimisht Italia, fituese e Botërorit 2006, do të luajë dy ndeshet e play-off-it me Suedinë. “Unë këtë short e konsideroj si një mundësi të dytë të skuadrave që do të luajnë në 180 minuta. Të gjitha e dinë se sa e rëndësishme është të marrin pjesë në Kupën e Botës në Rusi, dhe mendoj se ky është një fat i mirë për të gjitha skuadrat”, deklaroi legjenda Hierro. Të pranishëm në këtë shorte kanë qenë edhe trajnerë e përfaqësues zyrtarë të skuadrave që marrin pjesë në turin play-off, dhe vlerësimi që trajneri i Suedisë, Jan Anderson i ka bërë Italisë, tregon se kjo do të jetë një sfidë interesante. “Ne e njohim historinë e futbollit italian, por edhe aktualitetin. Italia luan futboll të mirë dhe ka në përbërje lojtarë që kanë provuar finale edhe në botërorët e kaluar. Është një skuadër me përvojë të mirë, por ne do të luajmë për të fituar që në ndeshjen e parë”. Ndërkohë, ndryshe e përcolli këtë ceremoni menaxheri i Irlandës së Veriut, Majkëll O’Neill. “E dinim se, me çfarë do skuadre që të binim në këtë short, do të jetë e vështirë. Zvicra në grupin e saj (B) arriti 9 fitore dhe 1 humbje, çka na detyron që 9 nëntorin ta mendojmë vetëm fitore. Kemi humbur vetëm një ndeshje në Belfast në katër vjet, e cila ishte kundër Gjermanisë, kështu që ne synojmë ta bëjmë një natë shumë të vështirë për Zvicrën”. Ndërkohë që, sipas verdiktit të shortit të djeshëm, Danimarka do të ndeshet me Irlandën, Kroacia me Greqinë dhe Irlanda e Veriut me Zvicrën, të cilat do të plotësojnë 14 skuadrat e zonës së Evropës. Deri më tani, janë përcaktuar 23 skuadrat e kualifikuara direkt për në finalet e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, ndërsa në datën 1 dhjetor në Moskë, do të hidhet shorti i këtyre finaleve, ku do të vendosen tetë grupet, të cilët tashmë kanë të konfirmuar edhe kokat e tyre: Rusia, Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Polonia dhe Franca. 
RREGULLORJA
Në Zonën e Evropës, ishin 9 grupe kualifikuese, ku skuadrat që zunë vendet e para kualifikohen direkt në finalet e Botërorit në Rusi. Ndërsa 8 skuadrat më të mira që u renditën në vendet e dyta, do të luajnë në play-off, ku shorti u hodh dje në Zyrih. Prej tyre do të dalin 4 skuadra, dhe së bashku me Rusinë organizatore të Botërorit, kompletohen 14 skuadrat e Zonës së Evropës.
SKUADRAT NË PLAY-OFF
GRUPI A/ Suedia 19 pikë
GRUPI B/ Zvicra 27 pikë
GRUPI C/ Irlanda V 19 pikë
GRUPI D/ Irlanda 19 pikë
GRUPI E/ Danimarka 20 pikë
GRUPI G/ Italia 23 pikë
GRUPI H/ Greqia 19 pikë
GRUPI I / Kroacia 20 pikë
SHORTI NË PLAY-OFF
Ndeshjet e para
Datë 9 nëntor 2017 
Irlanda V-Zvicër 19:45
Kroaci-Greqi 20:45
Datë 10 nëntor 2017 
Suedi-Itali 20:45
Datë 11 nëntor 2017 
Danimarkë-Irlandë 20:45 
Ndeshjet e kthimit
Datë 12 nëntor 2017 
Zvicër-Irlanda V 18:00
Greqi-Kroaci 21:45
Datë 13 nëntor 2017 
Itali-Suedi 20:45
Datë 14 nëntor 2017 
Irlandë-Danimarkë 19:45
ZONA E EVROPËS
JANË KUALIFIKUAR
GRUPI A/ Franca 23 pikë
GRUPI B/ Portugalia 27 pikë
GRUPI C/ Gjermania 30 pikë
GRUPI D/ Serbia 21 pikë
GRUPI E/ Polonia 25 pikë
GRUPI F/ Anglia 26 pikë 
GRUPI G/ Spanja 28 pikë
GRUPI H/ Belgjika 25 pikë
GRUPI I/ Islanda 22 pikë
Rusia si vend organizator