Sigal

Një vështrim i detajuar mbi shanset që ka secili ekipi për të dalë nga ndeshjet e fazës në grupe në Ligën e Kampionëve, sipas një studimi të bërë nga “FiveThirtyEight”.

GRUPI A

Atletico Madrid është favorit për ta bërë atë që nuk e arriti në sezonin e kaluar dhe për të fituar Championë League. Studimi i jep klubit spanjoll një shans prej 81%, Borussia Dortmund ka 59% mundësi për të dalë nga grupi, Club Brugge ka 33% dhe Monaco shikohet si më e dobëta dhe ka një shans prej 27%.

GRUPI B

Barcelona, padyshim që ka mundësitë më të mëdha për të dalë nga grupi, ku studimi i jep klubit katalanas 86% të shanseve. 53% të shanseve studimi i jep Tottenhamit, ndërsa Interi ka 34% të mundësive dhe më pak të shanseve ka PSV-ja.

GRUPI C

Është konsideruar se “grupi i vdekjes” pasi premton të jetë një nga më interesantët në krahasim me grupet e tjera. Liverpool ka më shumë shanse për të dalë nga grupi me 78% të total, ndiqet nga PSG-ja me 69%, ndërsa Napoli ka 45% të shanseve dhe Red Star me vetëm 8%.

GRUPI D

Shifrat pasqyrojnë faktin se është ndoshta grupi më i barabartë në aspektin e cilësisë, pasi Porto ka 69% shanse për të dalë nga grupi dhe Schalke 53%, teksa pritet të shohim konkurrencën nga Galatasaray me 27% dhe Lokomotiva e Moskës me 22%.

GRUPI E

Te Bayern Munchen me sa duket janë të sigurt se do të dalin nga grupi, pasi studimi u jep atyre 91% të shanseve, i dyti renditet Ajax me 46% dhe Benfica me 42%, ndërsa AEK-u i Athinës ka më pak mundësi me 22%.

GRUPI F

Kampionët në fuqi të Premier League, Manchester City janë favoritët më të nxehtë pasi kanë 92% të shanseve, sipas studimit. Në vendin e dytë renditet Lyon me 42%, Shakhtar Donetsk me 39% dhe Hoffenheim 28%.

GRUPI G

Kampionët në fuqi të Europës shikohen si favoritët numër një për të triumfuar sërish në këtë kompeticion, ku studimi u jep atyre 93% të mundësive. Gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar, Roma ka 55%, pasuar nga CSKA e Moskës me 40% dhe Viktoria Plzen 12%.

GRUPI H

Juventus bashkë me Ronaldon pritet të bëjnë çmendurinë në këtë edicion në Champions League, teksa studimi u jep 77% të shanseve, Manchester United me 51%, Valencia me 42% dhe Young Boys i Zvicrës me  31%.