Sigal

Janë luajtur ditën e djeshme sfidat mes katër skuadrave në aktivitetin e organizuar për “Kupën Pavarësia”. Në këtë event mbarëkombëtar kanë marrë pjesë 4 ekipe, “Skënderbeu” nga Shqipëria, “Struga” Maqedoni, “2 Korriku” Kosovë dhe “Otranti” Mal i Zi Në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, janë luajtur të tri sfidat dhe skuadra e Strugës ishte fituese e “Kupës Pavarësia”.

Fillimisht, strugianët luajtën kundër Skënderbeut, të cilin e fituan me rezultatin 1-0. Takimi tjetër ai midis Otranti dhe 2 Korriku u ndanë në barazim 0-0, por mbas gjuajtjeve të penalltive Otranti doli në finale.

Takimi final midis Strugës dhe Otrantit përfundoi me fitoren e Strugës që ishte edhe fituesi i edicionit të 10-të “Kupës Pavarësia”

Struga – Skënderbeu 1-0

Otranti – 2 Korriku 0-0 (6-5)(penallti)

Finale

Struga – Otranti 1-0