Strakosha në “duel” me Bufon, Kandreva “njeriu” i “derbit të Madoninës”

672
Nga Agron KAJA
ITALI SERIA A/ Luhen sot dy ndeshje delikate në Torino e Romë, nesër “Madonina” e Milanos bën të veçantën e javës
Pas ndeshjeve të Kombëtareve, ku italianët kanë fituar në Shkodër 1-0 me Shqipërinë, tashmë është kampionati i Serisë A që bëhet edhe më interesant me ndeshjet e javës së tetë, ku edhe lojtarët shqiptarë kanë protagonizmin e tyre. Kështu, Juventus-Lacio dhe Roma-Napoli, nuk janë vetëm sfida të skuadrave të kreut të renditjes, por ato janë edhe sfida të legjionarëve që luajnë me këto skuadra (Strakosha te Lacio dhe Hysaj te Napoli). Dhe në këtë atmosferë, veçohen deklaratat e portierit të Kombëtares sonë Thomas Strakosha që luan me Lacion, i cili kërkon të sfidojë Bufon të Juventusit, duke rikujtuar fitoren në Superkupë. “Ajo ishte një ndeshje e “çmendur” në lojë dhe në rezultat, dhe do të dëshiroja të përsëritej të shtunën (sot) në “Juventus Stadium”. Asnjëherë nuk jam përballur në kampionat kundër Juves, do jetë sfidë e bukur”, kështu ka deklaruar dje Strakosha në mediat italiane, ndërkohë që Hysaj te Napoli, ende nuk ka pasur ndonjë deklarim zyrtar. Gjithsesi, kjo javë e tetë e Serisë A, ka në kalendar një ndeshje të madhe, të bukur dhe të vështirë në përcaktim, Inter-Milan, i cili në Itali quhet si “derbi i Madoninës”. Dhe ka qenë arbëreshi i Interit, mesfushori Antonio Kandreva, që dje ka folur për ndeshjen nesër, duke theksuar mes të tjerash, se kjo sfidë ka shumë ndryshime mes tyre nga sezoni i kaluar. “Kuqezinjtë vijnë nga dy ndeshje jo pozitive dhe do të kërkojnë doemos fitoren, por edhe ne këtë synim kemi dhe nuk mendojmë se do të bëjmë ndonjë hap fals”, ka deklaruar mesfushori i Interit, i cili është mbështetur edhe nga shoku i skuadrës së tij, Valero. “Për mua është “derbi” i parë, pasi kam ardhur këtë verë tek Interi. Besoj se do të jetë një ndeshje e fortë, unë shpresoj se do të fitohet prej nesh, besoj shumë te trajneri Spaleti”. Ndeshja “derbi” në Kampionat, për herë të parë në historinë mes këtyre skuadrave është luajtur më 18 tetor 1908 dhe ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të Milanit. Është një derbi 110 vjeçar dhe është i 166-ti mes tyre, ku zikaltrit e Interit janë më superiorë. Kjo ndeshje nuk është lënë pas dore edhe nga Kompanitë e basteve, ku mesatarja e kuotave shkon në favor të Interit me këta koeficientë: Fitore Interit 2.20, barazimi 3.30 dhe fitorja e Milanit 3.40.
INTER-MILAN
Bilanci mes tyre
Vetëm në Serinë A
Ndeshje 166
Fitore Inter 61
Fitore Milan 51
Barazime 54
Golat 229:215
Ky është një derbi 110 vjeçar dhe i 166-ti mes tyre, ku zikaltrit e Interit janë më superiorë. “Madonina” nuk është lënë pas dore edhe nga Kompanitë e basteve, ku mesatarja e kuotave shkon në favor të Interit me këta koeficientë: Fitore e Interit 2.20, barazimi: 3.30 dhe fitorja e Milanit 3.40
Ndeshjet-Java e tetë
Sot, datë 14 tetor 2017 
Juventus-Lacio 18:00
Roma-Napoli 20:45
Nesër, 15 tetor 2017 
Fiorentina-Udineze 12:30
Bolonja-Spal 15:00
Kaljari-Xhenova 15:00
Krotone-Torino 15:00
Sampdoria-Atalanta 15:00
Sasuolo-Kievo 15:00
Inter-Milan 20:45
Të hënën, 16 tetor 2017 
Verona-Benevento 20:45
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Napoli 7 21
2.Juventus 7 19
3.Inter 7 19
4.Lacio 7 16
5.Roma 6 15
6.Torino 7 12
7.Milan 7 12
8.Sampdoria 6 11
9.Kievo 7 11
10.Bolonja 7 11
11.Atalanta 7 9
12.Fiorentina 7 7
13.Udineze 7 6
14.Kaljari 7 6
15.Spal 7 5
16.Krotone 7 5
17.Sasuolo 7 4
18.Verona 7 3
19.Xhenova 7 2
20.Benevento 7 0
Sigal