Strakosha lë pas krahëve dëmtimin, Lacio barazon ndaj Fiorentinës

457
Sigal

U mbyll në barazim 1-1 sfida e mbrëmjes mes Fiorentinës dhe Lacios së Thomas Strakoshës. Miqtë nga kryeqyteti kaluan të parët në avantazh në minutën e 23-të me anë të Imobiles, i cili lëshoi një predhë nga distanca, duke mposhtur portierin Terraçiano. Pjesa e parë u mbyll më avantazhin minimal të skuadrës së kaltër, teksa në të dytë, vendasit arritën të barazonin shifrat me anë të Muriel.

Pas një harkimi nga e djatha e Miralas, sulmuesi kolumbian goditi saktë nga brenda zonës duke mposhtu Strakoshën. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, skuadra e Inzagit ishte e pafat, duke u largua nga Firence vetëm me një barazim.

Me pikën e marrë sot, skuadra e kaltër u ngjit në kuotën e 42 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 8-të. Kujtojmë që Lacio ka 1 ndeshje më pak në kampionat, atë ndaj Udinezes. Ndërkohë nga ana tjetër, Fiorentina mban vendin e 10-të me 37 pikë, duke lundruar e qetë në mesin e artë të tabelës.