Strakosha lakohet te Inter, portieri shqiptar në listën e merkatos të zikaltërve

469
Sigal

Tomas Stakosha po merr çdo ditë e më shumë kredite në futbollin Italian.

Kështu, portieri shqiptar ka hyrë edhe në suazën e skuadrës së madhe Inter, për një transferim të mundshëm me idenë për të zëvendësuar portierin slloven Handanoviç.

Drejtuesit e Inter kanë marrë shkas mga Performanca e Samir Handanoviç kundër Torinos, i ka shqetësuar shumë tifozët e Interit, por akoma më tepër edhe drejtuesit.

Dy gabime të sllovenit, që sollën barazimin e rezultatit, nuk mund të jenë të pranueshme për një ekip që kërkon të rivalizojë Juventusin.

Informacioni vjen nga sajti spanjoll “fichajes.net”, Interi ka filluar të mendojë që tani për të ardhmen e portës.

Duke parë moshën e vjetër të Handanoviç, media spanjolle shkruan se në horizontin e zikaltrëve, shfaqen emrat e Alfons Areola(PSG), Andre Onana(Ajaks), si dhe Thomas Strakosha(Lacio). Të tre janë më pak se 23 vjeç, dhe kanë treguar aftësi të shkëlqyera mes dy shtyllave.

Starkosha ka pasur nje sezon të shkëlqyer te Lacio dhe emri i tij ka qarkulluar edhe për një transferim të mundshëm në futbollin anglez.