Strakosha: As vetë nuk gëzova aq shumë sa bërtiti babai, hera e parë që i dëgjova këshillat e tij

509
Portieri i Lacios dhe kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, tregon se as ai vetë nuk u gëzua aq shumë sa babai i tij, Foto, pas penalltisë së pritur ndaj Dibalës. Në një intervistë të dhënë për “Zona Gol” në “Supersport”, Strakosha tha se ishte hera e parë që dëgjoi këshillat e të atit.
Keni gëzuar shumë pas pritjes së penalltisë së Dibalës, kaq i veçantë ishte ky moment?
Strakosha: Nuk mund t’i shpjegoj emocionet që kisha pas asaj ndeshjeje. Të presësh penallti në sekondat e fundit është diçka fantastike, aq më tepër që morëm edhe fitoren me përmbysje.
Kush të uroi i pari pas ndeshjes?
Strakosha: Urimet e para i mora direkt nga familja. Aq sa ka bërtitur babai, nuk kam gëzuar as vetë.
Është e vërtetë që Foto të ka këshilluar për pritjen e penalltisë?
Strakosha: Babi më ka këshilluar gjithmonë por nuk e kam dëgjuar. Një herë që e dëgjova, më shkoi mirë, sepse i prita penalltinë Dibalës dhe i dhashë fitoren ekipit.
Sa larg mund të shkojë Lacio këtë vit?
Strakosha: Kemi një grup shumë të mirë dhe besoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha. Edhe në aspektin personal, pres që të rritem akoma më shumë.
Një ish portier i Juventusit, i ka këshilluar bardhezinjve emrin tuaj si pasardhës i Bufon. Do të të pëlqente një transferim te bardhezinjtë?
Strakosha: Nuk di gjë për interesimin e Juventusit, por jam shumë i lumtur te Lacio. Kam besimin e trajnerit, të drejtorit dhe gjithë klubit dhe dua të qëndroj gjatë këtu.
Sigal