Stërling ironizon me mesfushorin e kombëtares shqiptare

637
Manchester City luajti aktin e parë të fazës së 1/16-ave kundër Baselit, takim që e fitoi me shifrat 4-0. 
Një humbje që dhemb për zvicerianët që janë pothuajse një hap jashtë Champions League, pra, mund të thuhet se skuadra angleze është me një këmbë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Pas ndeshjes një nga lojtarët më të komentuar është Raheem Sterling, jo për paraqitjen në fushë, por për atë në rrjetet sociale.
Anglezi ka ironizuar me lojën e ashpër të Taulant Xhakës, i cili gjatë një aksioni në tentim për të ndalur yllin e Man Cityt e ka kapur me dy duart nga pas.
Sterling ka postuar një fotografi në Tëitter ku ka shkruar: “Çfarë force, çfarë force!”, kjo në tentim për të thënë se është i pandalshëm.
Shakaja e anësorit është pëlqyer dhe është shpërndarë pastaj shumë në rrjetet sociale.
Ndeshja e kthimit do të luhet me 7 mars, do të shikojmë se si do të përgjigjet Xhaka në fushë, pasi djaloshi kuqezi është i njohur për karakterin e tij, ndoshta edhe Sterling nuk do të shpëtojë lehtë
Sigal